Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

Nga Kim Mehmeti

Shqipritë’ tona shenjë njohëse kanë popullin e varfër dhe politikanët e pasur.

Pra ‘Shqipëritë’ tona janë vende ku sa më shumë varfërohet populli, aq më shumë pasurohen politikanët, e që dëshmonë se nuk ka popull apo shtet aq të varfër sa burrështetasit e tij hajdutë të mos kenë çka të vjedhin.

Pastaj ‘Shqipëritë’ tona janë vende ku populli nuk reagon dhe duron e heshtë edhe kur haptazi shihen hajdutët që e vjedhin.

Duke qenë popull i durueshëm, shiptarët e Shqipërisë heshtnin përderisa Enveri ua asgjësonte vlerat intelektuale, siç heshtin edhe sot kur Piktori me bandën e vet dhe nipat e bllokmenëve ua zhvat atyre pasurinë materiale.

Dhe njësoj siç ndodhi pas rënies së Xhaxhit Enver, edhe pas rënies së Piktorit, do ngrenë krye të guximshmit e vonuar që do e bëjnë llogarinë se cili nga këta dy diktatorë më shumë e dëmtoi shqiptarinë!

Ndërkohë mbetet e paqartë dhe për t’u çuditur si ne shqiptarët harruam se civilizimi i një populli, mbi të gjitha, dëshmohet nëpërmjet asaj sa ai e lufton padrejësinë që i bëhet. Edhe atë posaçërisht padrejtësinë që e dëmton interesin e tij kolektiv.

E sa i përket kësaj lufte, ne shqiitarët prej moti atë e kemi humbur. Me çka, në masë të madhe, i humbëm pasuritë dhe pronat e vetme që kishim: “Shqipëritë’ tona

Share it :