Dosja e AKSHI-t/ Bushati: Nuk jemi më shtet, ligjin e bën mafia

Dosja e AKSHI-t/ Bushati: Nuk jemi më shtet, ligjin e bën mafia

Analisti Andi Bushati ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me dosjen e AKSHI, duke deklaruar se ajo dëshmon jo vetëm vjedhjen e miliona eurove përmes tenderëve të paracaktuar, por edhe funksionimin e shtetit mbi baza mafioze.

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, Bushati u shpreh se përmbajtja e dosjes tregon se Shqipëria nuk është thjesht një shtet i korruptuar, por një shtet me tipare fashiste, ku pushteti përdoret për të eliminuar këdo që pengon skemat e grabitjes së fondeve publike.

Bushati: Nga pikëpamja e fakteve dosja tregon jo që jemi shteti diktatorial, por shtet fashist. Sepse vjedhja e tenderave edhe si 5D, ok të marrin lekët për vete.

Por të shkosh e të marrësh peng atë që të pengon në vjedhje. Kjo tejkalon vjedhjen. Pastaj kur bashkë me pengmarrësit, banda e Çopjave.

Kur në këtë thes, përveç hajdutëve, janë dhe Komisioni i Prokurimeve Publike, hipotekat, dhe SHISH, në çfarë xhungle jetojmë. Ne nuk jemi vetëm të vjedhur por jetojmë një vend ku ligjin e bën mafian.

Share it :