Shkullaku: Rama është kapo mafie, shteti i rrëmbyer nga krimi
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, e ka përshkruar situatën aktuale në Shqipëri si një shembje të plotë të shtetit dhe kapje mafioze të institucioneve.
Duke iu referuar skandaleve të fundit që përfshijnë Belinda Ballukun dhe dosjen e AKSHI-t, Shkullaku tha se faktet e bëra publike shpjegojnë qartë mekanizmin e manipulimit të zgjedhjeve dhe shpërdorimit masiv të fondeve publike.
Sipas tij, qeverisja aktuale funksionon si një organizatë mafioze e strukturuar sipas modelit sicilian, me një “capo dei capi” në krye, që kontrollon buxhetin e shtetit, taksat dhe pasurinë publike, duke vendosur arbitrarisht fitues dhe humbës në shoqëri.
Ne e kuptuam se si votojnë shqiptarët pra. Ku shkojnë milionat e shqiptarëve, kush i merr, si i ndan dhe ti kupton pse shkojnë 12 mandate qarku i Fierit, pse në Durrës përmbyset rezultati në mënyrë spektakolare, janë të njëjtit aktorë. Pse në Tiranë ndodh kjo, pse diku tjetër ndodh kjo. Pra të gjitha këto, çfarë bëjnë? Janë një radiografi e një shteti totalisht të kalbur.
Edhe t’i thush shtet mendoj që është fjalë e gabuar. Këtu kemi pasur raste, debate idiote po t’i shikosh sot, në dritën e fakteve të reja që kanë dalë, që po si ka mundësi, ça është kjo opozitë e dhunshme? A mund të përmbysen karriget në parlament?
Po shumë mirë që t’i përjashtojnë se atje ngrihen, aty ka dhe zonja, ofendojnë. Ndërkohë këtu ka ndodhur masakër me lekët e shqiptarëve. Dhe kjo është dhe për opozitën vlen. Unë mendoj që nga sot, me daljen e dosjes së AKSHI-t, opozita, çdo qytetari shqiptar i ka lindur e drejta të ushtrojë çdo lloj dhune mbi institucione sepse nuk janë më institucione.
Pra institucionet çfarë përfaqësojnë? Institucionet përfaqësojnë, nuk janë, nuk janë muret institucione, institucionet përfaqësojnë ata që janë deleguar të jenë aty brenda. A mund të jetë institucion më qeveria shqiptare, merr Gys Agasi edhe bëjnë ndonjë llogu? S’mund të jetë më.
A mund të jetë më parlament, parlamenti shqiptar që nuk voton një imunitet të një deputeti, ndërkohë që aty është bërë nami me vjedhje? Po jo po s’na japin komisionet hetimore, po s’na japin. Ç’komisione hetimore? Këtu është i gjithë shteti që vjedh.
Dhe në krye, institucioni i Kryeministrisë, kemi kryebanditin, ose kapo, siç i thotë. Edhe unë kështu e kam quajtur gjithmonë. Unë prandaj e kam krahasuar Rilindjen, me tipikisht me strukturën e një organizate mafioze të tipike të Siçilisë të viteve 80-90. Pra e gjithë struktura, është kapo, vijnë me radhë, banditët ndajnë qarqet, rajonet, njëri merret me raketë, mbledh këtë, tjetri merret me pastrimin e parave, njëri merret me groposjen e plerave kimike, inceneratorët në rastin tonë.
Pra mafia kështu, kështu funksionon. Goditje te inceneratorët, goditje te shëndetësia, goditje te AKSHI, goditje këtu, goditje këtu, goditje këtu, te infrastruktura dhe gjithë këto para i shpërndan Gys Agasi me shokë për të vjedhur zgjedhjet. Kështu që, si përfundim, Shqipëria nuk mund të quhet më shtet. Pra unë e kam ditur prej kohësh, por tashti ka dalë në dritë të diellit që nuk mund t’i thush më shtet.
Në krye është një, thashë, Capo dei Capi, që ka avion privat, pi verëra të shtrenjta, udhëton ku t’i dojë qejfi, bën çfarë të dojë me pronën publike, zgjohet mirë në mëngjes, vendos të bëjë disa milionerë dhe të varfërojë disa të tjerë, zgjohet keq, bën të kundërtën.
Pra i gjithë buxheti i shtetit, i gjithë taksa e qytetarëve shqiptarë, ne kemi parë që janë në dorën e një njeriu të vetëm, i cili i ka përdorur si mos më keq në këto, këto 12 vjet. Kështu që, mendoj do dalin të tjera, s’do dalin të tjera, kjo po them unë s’ka pak, ka pak rëndësi. Me kaq sa kanë dalë mendoj që, thashë, opozita, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të kërkojë përmbysje me dhunë dhe me forcë të një regjimi që është një regjim bandit.
Nëse do të kishim një qeveri normale dhe disa fenomene sporadike, korruptive, një aferë ku kanë ngrënë 10%, 15% e të tjerë e të tjerë, po, këtu është diçka që duhet bërë brenda institucioneve. Por në rastin kur shikojmë që këtu është vjedhur i gjithë shteti, deri në qindarkën e fundit dhe këto janë përdorur për të goditur kundërshtarët politikë, për të masakruar media kundërshtare, për të zhdukur çdo liri dhe çdo hapësirë të lirisë, mendoj që nuk flitet më për rregullim, korrektim, ku e di unë, këtu flitet për përmbysje se është e pamundur ndryshe. Mendoj që kemi skizofreni si shoqëri’, tha ndër të tjera, gazetari Armand Shkullaku.









