Gazeta gjermane ‘BILD’: Opozita shqiptare përshkallëzon protestat kundër korrupsionit në Shqipëri
Me qindra media ndërkombëtare në mbarë planetin po i bëjnë jehonë protestës së opozitës në Shqipëri.
Gazeta më e madhe në Gjermani dhe Europë, BILD, raporton në një video se protestat kundër korrupsionit po përshkallëzohen në Shqipëri.
Fillimisht shpërthyen molotovët, më pas një demonstrues mori flakë.
Skena shqetësuese nga kryeqyteti shqiptar, Tirana.
Mijëra njerëz, mbështetës të Partisë Demokratike në opozitë, protestuan përpara godinës së qeverisë.
Prej javësh në Shqipëri ka pasur tensione dhe përplasje. Protesta drejtohet mes të tjerash kundër zëvendëskryeministres, e cila pavarësisht një urdhër-arresti ndaj saj, mban detyrën përsëri,” raporton gazeta gjermane.
“Kemi ardhur këtu së bashku për të protestuar kundër qeverisë më të korruptuar në historinë e Shqipërisë,” thotë një protestuese.
“Shqipëria dhe fqinji verior, Mali i Zi, janë kandidatë për anëtarësim në BE. Vëzhguesit ndërkombëtarë kritikojnë korrupsionin e shumëpërhapur në vend dhe monopolizimin e pushtetit nga Partia Socialiste në pushtet,” thekson media gjermane.









