Kopshti privat i familjes Rama’/ Gazetarja: Si u rrit buxheti i AKSHI-t me 38 herë
Nga Ola Xama
Sa ironi..!
Qeveria e rrëzuar që nuk bie!
Në nisje të mandatit të dytë, kryeministri Edi Rama kishte në krye të agjendës qeverisëse automatizimin e shërbimeve publike me qëllimin eliminimin e korrupsionit të vogël në sportelet publike.
Në vjeshtë të vitit 2017 kalon në varësi të tij Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit duke i dhënë fuqi mbi çdo institucion tjetër.
Praktikisht, AKSHI do të kryente çdo procedurë prokurimi që lidhej me infrastrukturën e IT për çdo njësi të qeverisë, që nga blerja e kompjuterëve dhe deri te implementimi e mirëmbajtja e sistemeve.
AKSHI u ngarkua dhe me mirëmbajtjen e databazave që kanë informacione të klasifikuara, madje dhe me sistemet e sigurisë kombëtare, përfshirë atë të Back Up që ruan të dhënat në rast të sulmeve kibernetike.
Sot shohim që kjo agjenci organizohej si një strukturë kriminale ku fondet e procedurave të prokurimit dyfishoheshin dhe përfituesit ishin personazhe me lidhje në botën e krimit.
Pra, fabula është kjo: nuk marrim më 2 mijë lekë të vjetra për të lëshuar certifikatën, por vjedhim miliona euro me tenderat e sistemeve që do të eliminojnë korrupsionin e administratës së ulët! Qytetarët varfërohen më shumë, por ndihen më pak të vjedhur.
Nga viti 2017 dhe deri më sot kjo Agjenci ka menaxhuar 537 milion euro fonde, nga të cilat përmes thesarit të shtetit janë ekzekutuar 480 milion euro pagesa. (Të dhëna nga Open Data Spending)
Në 2017-n buxheti i AKSHI-t ishte 5 milion euro, ndërsa për vitin 2026 planifikohet të jetë 189 milion euro, rritje me 38 herë.
Vetë kryeministri që ka në varësi këtë agjenci nuk ka thënë asnjë fjalë dhe nuk ka bërë asnjë reflektim.







