Berisha uron besimtarët: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin
Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat përcolli urimet e tij për besimtarët e krishterë shqiptarë me rastin e Krishtlindjeve.
Berisha uroi që Krishtlindjet e ardhshme të festohen në liri, dinjitet, shpresë dhe besim në të ardhmen, pa “kolerën e zezë” që, sipas tij, ka pllakosur vendin.
Berisha: Së pari, urimin më të përzemërt besimtarëve të krishterë shqiptarë, që kremtojnë sonte ditën e lindjes së burrit, hyjit, që me moralin e tij, mësimet dhe udhëzimet e tij, ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat e qytetërimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit, ditën e lindjes së Krishtit Mbret.
Uroj përzemërsisht të gjithë klerikët e besimit të krishterë me shumë mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në lartësimin e vlerave hyjnore.
Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin.
T’i festojmë në liri, në dinjitet, në shpresë dhe besim tek e ardhmja.









