Berisha: Rama i ngërthyer kokë e këmbë nga mafia! Zgjidhja e vetme është një protestë e qëndrueshme deri në largimin e tij

Berisha: Rama i ngërthyer kokë e këmbë nga mafia! Zgjidhja e vetme është një protestë e qëndrueshme deri në largimin e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve, e të kryetarëve të organizatave kriminale.

Ai tha se, kapo i kapove i kësaj situate është vetë Edi Rama, shpresa e vetme mbetet reagimi i qytetarëve përmes një revolte paqësore deri në largimin e tij.

Berisha: Siç del qartë, Edi Rama, i ngërthyer tani kokë e këmbë nga mafia e tij, Lubi Balluku, Ergys Agasi, Olta Xhaçka, Taulant Balla, etj, në një vendim in-ekstremis, ka vendosur të asgjësojë, të bllokojë zbatimin e ligjit dhe të vendimit të prokurorisë dhe gjykatave.

Ai del haptas kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve, të kryetarëve të organizatave kriminale, Lubi Balluku është me të gjithë të dhënat e veta kryetare e një organizate të strukturuar kriminale.

Por problemi në këtë rast është se kapo i kapove është Edi Rama.

Dhe ai e ka shumë të qartë.

Ai është skllav i krimeve të veta.

Ndaj dhe sot shpresë e vetme, fjalë e vetme është fjala e qytetarëve.

Dhe unë i garantoj qytetarët me besimin më të madh se me revoltën e tyre, me revoltën e popullit opozitar, Edi Rama do ia mbathë siç ia ka mbathur çdo diktator tjetër.

I garantoj se edhe prapa diellit po të shkojë, do ta sjellim para gjykatës në Shqipëri.

Pra, sot për largimin e tij nuk kërkohet asgjë tjetër përveç guximit, vendosmërisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë në një protestë të qëndrueshme gjer në largimin e tij.

Prova u bë, revolta u dëshmua.

Por kjo duhet të jetë e qëndrueshme.

Bulevardi duhet të jetë i qytetarëve.

Sheshi duhet të jetë i qytetarëve.

Jo një ditë, dy apo tre, por aq kohë sa duhet për ta larguar.

Ndaj dhe ne do punojmë fort,opozita do punojë fort për të bindur qytetarë të gatshëm për sakrifica në një revoltë paqësore për të larguar nga skena regjimin më të urryer, më armiqësor, që ata kanë pasur pas Enver Hoxhës që ata kanë pasur në histori.

Share it :