Zbardhet dokumenti/ Avioni i Erdogan për Ramën, faturë 1 miliardë dollarë qe do te paguhet Nga shqiptarët

Zbardhet dokumenti/ Avioni i Erdogan për Ramën, faturë 1 miliardë dollarë qe do te paguhet Nga shqiptarët

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga lajmi i publikuar një ditë më parë në media, se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka dhuruar një avion tip “Airbus” kryeministrit Edi Rama.

Mediat turke kanë publikuar ditën e sotme edhe dokumentet e kësaj dhuratë të beftë, që mesa duket do t’ju kushtojë shtrenjtë taksapaguesve shqiptarë.

Sipas dokumentit Shqipëria si përfitues i avionit detyrohet që për një periudhë 24-mujore pas dorëzimit, ose deri në kryerjen e rishikimit teknik të parë, të mbajë në fuqi sigurimin e përgjegjësisë ligjore për avionin me kostot e veta.

Pra, sigurimi i avionit do të duhet të mbulojë një dëm deri në 1 miliard dollarë, çka do të thotë se në rast aksidenti, dëmi financiar ndaj palëve të treta mund të dëmshpërblehet deri në këtë shumë.

“Ky sigurim do të përfshijë dhuruesin dhe palët e mbrojtura nga përgjegjësia si persona të siguruar shtesë, me një limit të vetëm të kombinuar prej jo më pak se 1.000.000.000 dollarë amerikanë (një miliard USD)”,- thekson ndër të tjera dokumenti.

Mbetet për tu parë se për çfarë do ta përdorë Edi Rama avionin, pasi kjo dhuratë vjen në një kohë kur kompania e tij e besuar “Air Albania” ka shpallur falimentin duke mos siguruar më udhëtime private për të.

Share it :