Vendimet e Sherifit të Ri dhe “opozitarët” shqiptarë…

Vendimet e Sherifit të Ri dhe “opozitarët” shqiptarë…

Nga Adriana KALAJA

Besoj e keni parë se sa herë që flet me vendimet e tij Presidenti Trump ose Sherifi i Ri i SHBA (Danoçi siç e kam quajtur unë në një nga 44 protestat para Bashkisë Tiranë), këtu në Shqipëri bëhet garë midis “të mosvarurve” dhe “opozitarëve”, kush e kush të tregojë se si e ka bërë apo thënë me kohë.

Por, faktet janë kokëforta.

Me gjithë dëshirën e atyrë që nuk dinë të bëjnë gjë, por vetëm të sulmojnë ata që bëjnë bëjnë, koha ka treguar se megjithëse mund ta ngrenë “flamurin” përkohësisht, historia para se të shkruhet, BËHET.

Dhe, historinë nuk e shkruajnë “skenaristët”, por publiku.

Ndaj, unë “fola” me punë dhe me vepra si dhe, e “luftova” sistemin me mjetet që krijoi vetë, siç ishte SPAK.

Më poshtë keni kallëzimin (të 85 se të 86 e kam bërë kundra Altin Dumanit për çështjen McGonigal, por kërkon status tjetër ai), tim kundra Organizatës Kriminale, drejtuar nga Kryeministri por de facto nga Linda me shumë mbiemra, me objekt:

– Hetimin veprimtarisë së Organizatës Kriminale lidhur me pastrimin e parave të pista nëpërmjet ndërtimit të kullave në Tiranë e bregdet, hetim pasuror për të kallëzuarit prej meje etj.

Madje, disa syresh (pseudo opozitarëve), u shqetësusn aq shumë, sa kërkonin info shtesë lidhur me këtë kallëzim.

Ndërkohë, nga ata që më akuzonin për protagonizëm, vijon i njëjti skenar i futjes së provave në sirtar në rastin më të mirë dhe i gjobëvënies në rastin më të keq.

Kështu, nuk kam parë të ketë ndonjë kallëzim, megjithëse i kam lënë të gjithë “skenën” të lirë, që në 30 tetor 2025.

Nga ana tjetër, këta “opozitarët” e rinj por me mentalitet më të vjetër se të vjetrit, që organizojne edhe “protesta” qokash, si Shehaj, Lapaj dhe Qorri, nuk di të kenë bërë ndonjë kallëzim penal ndaj Edvinit të Kristaqit dhe BeLINDËS.

Nëse është e kundërta, do kërkoj ndjesë publike, por di që thjesht kanë kallëzuar njëri tjetrin për show politik.

Me Eskortën e Yuri Kim, sorosistin Shabani nuk po merem fare se edhe kallëzimin nda Ilir Beqajt e morëm vesh se është urdhëruar nga vëllai i Olsit të Xibrakës.
As me ata që qeshin se nuk qanin dot nuk po merem, se kurrë në jetë nuk merem me “të mbaruarit”, kur që nga 29 maj 2025 kam informuar Senatin, Kongresin dhe Ambasadën e SHBA për dosjet:

McGonigal.

Linda dhe Irena me disa mbiemra.

Dosjen 184.

Pastrimin e parave nëpërmjet ndërtimit.

Po kështu Ju kam thënë se letrat duhet të jenë “aty”.

Erdhi dita……

PS: Më thanë se Drejtuesit të SPAK, Z. Braho, “i ka mbetur qefi”, pasi ka thënë se në kohën e Dumanit Kalaja vinte çdo javë, sa që kur mungoja, Dumani “shqetësohej”.

Gjithësesi,
Nuk i dihet asnjëherë!

Share it :