Ergys Agasi, personazhi që po shemb sistemin’, Hoxha: Ishin gjeni të artit që tejkaluan mafien, tenxheret tani po ulërijnë

Ergys Agasi, personazhi që po shemb sistemin’, Hoxha: Ishin gjeni të artit që tejkaluan mafien, tenxheret tani po ulërijnë

Ergys Agasi, nuk është thjesht një person në kërkim, por figura qendrore që po i ofron drejtësisë një shërbim të jashtëzakonshëm, duke ekspozuar nga brenda një sistem të tërë korruptiv.

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, nën moderimin e Flavio Qarrit, gazetari Artan Hoxha thotë se përmes dokumentimit të detajuar të veprimeve të Agasit, ai ka krijuar pa dashje një “sondë” që ka depërtuar thellë në damarët e korruptuar të pushtetit, duke zbuluar mekanizmat e fshehta të përfitimeve të paligjshme.

Sipas Hoxhës, Agasi ka dokumentuar çdo premtim dhe takim për të siguruar realizimin e projekteve të tij, por ky material tashmë është kthyer në një arkivë provash për hetuesit. Ky dokumentim, i kryer personalisht dhe pa ndihmën e shërbimeve, tregon se si funksiononte rrjeti i interesave.

Materialet e siguruara nga Agasi shkojnë shumë përtej skandalit të AKSHI-t, thekson gazetari, që është vetëm maja e ajsbergut. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) tashmë përballen me një sasi aq të madhe provash, saqë situata përshkruhet si një “kazan ushtrie” plot me dëshmi inkriminuese. Kjo situatë e ka vënë BKH-në përballë një sfide të madhe për të hetuar çdo fije të këtij rrjeti.

Në këto kushte, shprehet gazetari Hoxha, Agasi ndodhet para një dileme kritike: të dorëzohet dhe të vihet nën mbrojtjen e SPAK-ut, duke bashkëpunuar me drejtësinë, ose të vazhdojë të qëndrojë i fshehur, duke u kthyer në një “peng” dhe kërcënim për të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar.

Agasi, në fakt nuk është i shqetësuar, dhe më shumë të shqetësuar janë ata që kanë punuar me Agasin. Sepse Agasi ka dokumentuar, ka bërë shërbim shumë të madh këtij vendi, mbase ai i ka bërë pa dashje, e ka bërë se ashtu e donte puna, por shërbimi i madh që i ka bërë ai vendit është, pra ishte një sondë e cila është futur në damarët e korruptuar, çfarë ka gjithë sistemi dhe na ka dhënë nga brenda. Nuk e rrëzojnë shërbimet e qeverisë këta. E ka bërë vetë dokumentimin se merrte premtimin diku dhe pastaj mbasi e realizonte kontaktin, takimin, atë materialin e çonte dhe i thoshte, ja u krye kjo punë. Ishte, ishte kolaterali i projektit që ai ishte duke bërë dhe thoshte që ta mbroj këtë projekt, ja ku i ke bisedimet, ja, ja çfarë kam premtuar, ja kur do bëhet. Kështu që, ai po them, na ka dhënë një shërbim të jashtëzakonshëm.Ne kemi parë vetëm disa frame të një folderi. E di sa foldera ka atje brenda? Dhe ne kemi parë vetëm framet e AKSHI-t. Po ai nuk ka qenë vetëm për AKSHI-n. Pra aty do të shikosh dhe të paktën sa unë kam mbledhur informacion këto ditë, e ka futur BKH-në në një problem shumë të madh që nga qershori, se e ka kapur në qershor atë, diku nga 18-19 qershor.

Një problem shumë të madh sepse pa dashur ai nuk u ka çuar këto 700 tenxheret që thotë kryeministri. Ai i ka çuar një kazan ushtrie atje, që ata të shkretët s’dinë nga ta kapin, se çdo gjë që të fusin dorën aty, u del një llokmë kaq e madhe, se s’ke si e fsheh. Dhe ky është problematikë më e madhe. Prandaj thashë, është si puna e e atyre që kanë marrë kredi, kanë marrë shumë kredi në bankë dhe bankën s’i zë gjumi, ai fle rehat. Dhe në rastin konkret, pra e vetmja gjë që duhet të ketë kujdes Gysi, është që Gysi duhet të jetë i qetë për një gjë dhe duhet ta mendojë, kush është rreziku më i madh? Është rreziku më i madh të dorëzohet dhe të jetë në mbrojtje të ë SPAK-ut, apo të vazhdojë të rrijë i fshehur, po aty është peng në fakt, sepse përbën kërcënim për, si asnjëherë tjetër kanosja ka shkuar deri lart. Në qoftë se herët e tjera kërcënimi që shkonte për kreun e organizatës atij sipër, ishte me nënkuptohej… me ca rrugë kështu të fshehta, me ca gjëra të kriptuara. Këtë radhë është shkoqur, është haptazi. Një problem shumë i madh.

Sidomos problematikën që ka krijuar me provat, me dokumentimin. Pra sikur ta kishe porositur që ai ta bënte këtë gjë dhe ai ka bërë fiks atë gjë. Shiko, u kap vetëm një, një koleksion, e di sa janë në shumë në qarkullim? Të verave dhe shiko çfarë u bë. Kështu që, në në atë që do të thosha tjetër tek rasti i AKSHI-t, sepse për AKSHI-n më në fund foli dje kryeministri dhe deshi, s’deshi, u përpoq t’i bënte një lloj mbrojtje duke thënë që Shqipëria është në vendin e 14-të, ku di unë. Po sa duket ata që i kanë bërë raportin nuk e kanë haberin për çfarë e kemi përdorur ne AKSHI-n. AKSHI jonë është si këto hyrje-daljet e Unazës së Madhe që ka bërë Belinda, s’ka burrë nëne aty që të hysh e të dalësh dhe në rastin konkret, AKSHI është përdorur thjesht si një teknologji e re për të marrë para, pa i dhënë llogari askujt. Me ato tendera sekret, me shuma që s’i di askush.

Në momentin që ai thotë atë tenderin ta çoj nga 2 milionë në 4, sepse është ajër, po shet ajër. Është e pamatshme. Prandaj gjithë shteti jonë përfundoi në një shtet virtual. Dhe duke na e paraqitur si arritje të jashtëzakonshme. Kjo arritje në fakt paska qenë kjo katrahura më e madhe. Ajo gjë është një lloj vjedhje që kanë punuar kaq të sigurt ë që nuk do të ndodhë asgjë, sa ajo po i fundos. Vetëbesimi, duke qenë mbi gjithë pushtetet e tjera, ne vazhdimisht kur e citonim, kur e përmendnim fjalën koordinator, kam të paktën që nga viti 2020. Pra koordinatori, gjithmonë kishim parasysh dikë që ë është pika e kontaktit nga bota e nëndheshme me botën e mbidheshme. Pra kishim idenë që ky është njeriu që na shfaqej para fushatave. The, thamë pak më parë, tha dhe zotëria që aty janë, domethënë ata kanë administruar të paktën 100 milionë, 100 miliardë, pra 100 miliardë euro. Po vetëm kjo e shpjegon faktin që sa më të mëdhenj skandalet, aq më e thellë fitorja. Pra, rrëzonte çdo teori të njohur deri tani. Me këtë logjikë, me këtë logjikë, jo nuk ja ndal asnjë, sepse këtë radhë ai e tha, dhe çuditërisht, çfarë thoshte ai në Kuç atje te ajo letra, dilte 100% e saktë.

Sepse ata e kishin buxhetuar mirë paranë dhe e dinin ku do të merrnin votat. Dhe sepse vetëm në këtë formë ti mund të justifikosh, ose justifikosh. Pra vetëm kështu mund të shpjegosh se çfarë ndodh në të vërtetë. Ti të shkarkoje kryetarin e bashkisë së Kukësit atje, fitonte dyfish. Shkoje të njëjtën gjë në Dibër, dyfish. Tirana, le pastaj Tirana, Tirana e kishte një industri të tërë. Pra duket ajo shprehja që e tha pa dashje, pra i shpëtoi Shalsit atëherë, që ne nuk do vjedhim më. Por ne nuk e menduam që këta do të ishin artistë. Këta do të ishin artistë, në fakt është ai tjetri që është artist, jo ai sipër. Këta ishin gjeni të artit, duke, si të them unë, duke ja kaluar, mafia Ndragheta që është, quhet mafia me papion sot në botë, pra ata duken barinj, amatorë, xhepista. Në këtë formë nuk u ka shkuar mendja. Maksimumi që shkojnë ata në tendera dhe ata shkojnë diku tek 30, 40. Po ta marrësh të gjithë shumën. Pasi e ke dyfishuar buxhetin. Dhe pastaj mbi të gjitha, mbasi e ke marrë, t’i futësh një lavazh gjithë dynjasë me këto 700 tenxheret, që thotë se i ka, janë tenxheret e veta, se sot, ngaqë tenxheret janë bosh e s’ka ç’a t’u hedhi, iku, Lali, iku Gysi, iku Belinda, iku. Tenxheret tani po ulërijnë, se duan, po digjen në zjarr, duan t’u hedhësh ndonjë gjë atje brenda. Dhe ai thotë, tani po e ndjen ai se çfarë ka krijuar. Dhe po i kthehet, e gjitha po i kthehet mbrapsht.

Share it :