Do ndodhë si në Maqedoni me Gruevskin”, Gjokutaj: SHBA nuk fal kur cënohet siguria kombëtare e tyre

Do ndodhë si në Maqedoni me Gruevskin”, Gjokutaj: SHBA nuk fal kur cënohet siguria kombëtare e tyre

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar zhvillimet politike të fundvitit, duke u ndalur te puna e SPAK dhe hetimet e mëdha që, sipas tij, po prekin qeverinë, përfshirë skandalet e përfolura që lidhen me Belinda Ballukun dhe AKSHI-n.

Gjokutaj kujtoi deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili dy vite më parë ka folur për dekonspirim të provave të SPAK, duke theksuar se jo çdo informacion vjen domosdoshmërisht nga kjo strukturë, por edhe nga burime të tjera.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për çështje sensitive si cenimi i sigurisë së SHBA-ve, korrupsioni apo trafiku i drogës, zhvillimet mund të marrin përmasa ndërkombëtare, duke bërë paralelizma me rastin e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski.

“Edhe atje u bë një gjyq publik, pasi u akuzua për vjedhje votash dhe korrupsion. Këto janë pika shumë sensitive, ku fuqitë e mëdha reagojnë. Janë dekonspiruar materiale nga çështje. 2 vjet përpara i ka thënë Arben Ahmetaj. Thotë se e dinë që janë zhdukur por gjenden se janë në një kuti që është gjendur.

Janë burime të tjera. Cenim i sigurisë kombëtare të Amerikës do të ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit, vodhi votat. Janë disa hotspote. Të gjithë e dimë dhe themi jo SPAK. SPAK ka ndërruar trajnerin dhe skemën e lojës.

Ky SPAK që merrej me arkat e peshkut. Jepte masë sigurie. Kjo praktikë ka qenë. Po të mos ishte i kapur, qeveria nuk do ishte në pushtet. Vepronte symbyllur duke marrë zyrtarë periferikë. Duke u marrë jo me thelbin e çështjes. E çonte korrupsionin në shpërdorim detyre.

Korrupsioni ka mbërritur në këto përmasa saqë ka bllokuar rrugën. Nuk mund të mos e shikosh. Se si do të shkojë? Sot mendoj se marzhi i kapjes së SPAK, si duket edhe në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj është bërë kujdes që Rama të mos jetë më prezent në urdhër dhënien e tij.” – tha Gjokutaj.

Share it :