Aksident në Lezhë/ Humb jetën çifti i bashkëshortëve, burri polic. Plagoset nëna me fëmijën

Aksident në Lezhë/ Humb jetën çifti i bashkëshortëve, burri polic. Plagoset nëna me fëmijën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Një çift bashkëshortësh kanë humbur jeten, Petrit dhe Elona Florini, burri ishte polic.

Një nënë bashkë me fëmijën e saj janë plagosur dhe ndodhen në spital.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga automjeti.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share it :