Spec i kuq, i verdhë, jeshil, a e dini dallimin mes tyre? Ja vlerat që kanë secili

0
1347

Specat janë burimi më i mirë i vitaminës c, por kur vjen puna te ngjyrat , ato ndryshojnë. A e dini kush është ndryshimi mes specit të kuq, të verdhe, dhe jeshil?

Përvec faktit që specat me ngjyrë të ndezur kushtojnë më shtrenjtë e vërteta është që specat jeshil janë varianti i pa pjekur i specave me ngjyrë të ndezur.\thënë shkurt speci jeshil është i pa pjekur mirë.

Kjo është edhe arsyeja se përse specat jeshilë janë më të lirë se specat e ndezur, sepse ata mblidhen në një kohë më të shpejtë dhe për pasojë nuk klërkojnë shumë shërbim.

Por cilët kanë më shumë vlera ushqimorë.

Të tre llojet e specave përmbajnë vitaminë A dhe C por të dhënat tregojnë se specat e kuq përmbajnë 11 herë më shumë beta karroten se specat jeshil. Specat e verdhë nga ana tjetër përmbajnë më shumë vitaminë C se specat jeshil por kanë më pak vitaminë A se specat e kuq.

Specat jeshil kkanë shumë kalium që rregullojnë qarkullimin e gjakut dhe mbron muskujt.

Specat e kuq që janë edhe më të pjekur kanë shije më të ëmbël dhe  kanë më shumë antioksidantë të vlefshëm.

Speci i ëmbël dhe ai djegës janë aleat i rëndësishëm në përpjekjet e gjithkujt për një peshë të ekuilibruar.

Mban nën kontroll kolesterolin Kapsaicina që gjendet tek specat djegës ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak.

Konsumimi i gjysëm filxhani me speca të grirë të kuq dhe të verdhë ka dozën dyfish të vitaminës C

Specat dhe perimet e tjera kanë më shumë vlera ushqimore kur konsumohen të pagatuar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here