Besi Vokopola
Si një Prill pranveror ngacmimin artistic të muajit e pata projektuar në initmitetin e një salle gjysmë të mbushur, me një orkestër dhome, pakëz Mozart e bashkohës të tij, e s’do ngurroja që dhe një gotë verë a dy të tilla ti ktheja për të shuar një mbrëmje përmbushëse. Kisha kohë që prisja koncertin e radhës të një cikli që nisi bujshëm për ata të cilët emra si Mario Cassi a Eleonora Buratto mendonin se mund ti shihnin vetëm duke paguar një biletë të kripur në një prej teatrove më prestigjozë ndërkombëtar, e që s’mund tu kalonte kurrë në mendjen e trazuar se artiste të këtyre përmasave, të pandikuar nga ndjenja patriotike a një lidhje shpirtërore me vendin tone si shumë artiste shqiptar, e ku nuk besoj se institucionet e njëvendi të varfër, të kenë guxuar t’u afrohen me propozime kasheshë tërheqëse, të bekonin ardhjen nëjetë të orkestrës së muzikës së dhomës të TKOBAP, me një koncertin tim e të ndjerë duke përcjellë atë të cilin ende lodhem të kuptoj përse përfaqësuesit e artit muzikorë vendase konsiderojnë heraherës aq të thjeshtë e të parendësishëm sa autoriteti e figura e tyre mund të cënohej nëse do të merreshin me veprat e tij… Mozart hesapi!
Kështu nisi aktivitetin e saj kjo orkestër e cila u prezantua si një platformë e re që Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit solli në përmirësimin e performances për shërbimin publik që ofron, ku mbi të gjitha Mozart-i, gjeniu vizionar i muzikës do formësonte një aktivitet të përmuajshëm, e kështu vesh-pamprehurit ku fus edhe veten do të ushqeheshim me trillet përmbyllëse të një vije melodike a fraze muzikore që rrallë i gjen të amalgamuara aq mire sa në partiturat e tij.
Pas disa aktivitetesh ku më i spikaturi mu duk një koncert i zhvilluar në ambientet e një spitali të qytetit ku për here të pare arti i’u afrua atyre që fatin nuk e kanë pasur bashkëudhëtar në jetën e tyre, prisja me padurim që mbrëmja e datës 9 Prill të sillte në skenë dy elementë shqiptarë që aktivitetin aritstik e zhvillojnë jashtë me dinjitet dhe përulësi. Myshketa e Gjipali nën shoqërimin e orkestrës e dhomës të TKOBAP mbeti thjeshtë një lajmërim që dritat e teatrit ia prene hovin. Mbase për arsye angazhimesh të këngëtarëve, mungesë mbwshtetje financiare e shumësi këto mendime qarkullonin njëra pas tjetrës, për aq ohë që si qytetar a biçim ndjekësi i rregullt i aktiviteteve të teatrit nuk mu ofrua një informacion shpjegues mbi ndryshimin e programacionit, por thjesht u bë një zëvendsim që të jepte përshtypjen se qe berë për të nxjerrë plumbin me plumb . U vendos dhe një titull “intrigues” botë paralele duke sjellë po atë qasje tradicionale, pa dashur të shkarravis shumë mbi performance artistike skadente, e kështu u “mbushhapësira” që ju cungua një platoforme kufijtë e të cilës së paku nuk qenë lokalë. Shumëkush mund të mendoj se shumë e lakmoj veten përderisa arrij të kërkoj që një institucion kombëtar të më jape llogari e tu bindet shijeve të mia. Jam i ndërgjegjshëm që jetojnë një kontekst përtej kësaj utopia ama nuk ngurroj të shpreh keqardhje për një punë të nisur mbarë e cila mbeti gjysmake. Smë mbetet tjetër veç të them : Faleminderit, por dua Mozart!