Vaji i arrave të kokosit mjekon hipertiroiden

0
266

arra kokosiProblematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj

 

Simptomat e hipotiroides janë:

 

– Muskuj të lodhur

– Personi nuk qetësohet dhe relaksohet

– Depresion, ankth dhe mërzi

– Trupi humbet energjinë trupore

– Hipotiroideja dobëson funksionimin e saj normal

– Rrezikohen vuajtje nga mbipesha dhe obeziteti

 

Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një ndryshim të dallueshëm në baraspeshën hormonale, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore duke ndihmuar kështu në mjekimin e hipertiroides.

Zbulimi

Vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i gjëndrës tiroide. Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjëndrën tiroide. Kripa e jonizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme. Sepse gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë të cilët pengojnë çlirimin e jodit nga kripa në gjak. Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdorura për gatim janë të dëmshme sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak. Por tani shpresa për përmirësimet që sjell përdorimi i vajit të arrës së kokosit, tregon edhe për ndihmesën që ky produkt ushqimor sjell edhe në gjendjen mendore.

Shenjat

Lëkura, sytë, veshët, thonjtë shfaqin probleme gjithashtu. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje, fillon të trajtohet me vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një ndryshim të dallueshëm në baraspeshën hormonale, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj.

Sëmundja

Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Një gjendje e tillë e lënë pas dore mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore. Por këto simptoma mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut, është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.

Kujdesi për lëkurën

Arra e kokosit është shumë e dobishme si një produkt kozmetike natyror. Vaji i kokosit ka veti antiplakjeje dhe antioksidante, gjithashtu, mbron edhe lëkurën nga radikalet e lira. Përthithet lehtë nga lëkura dhe e ushqen pasi ka përmbajtje të lartë vitamine E, mineralesh etj. Që të kujdeseni dhe ta mbani sa më të pastër lëkurën tuaj përdorni një lugë gjelle me vaj kokosi. Për pesë minuta, bëni masazh të lehtë, rrethorë dhe në vazhdim bëni shpëlarje të fytyrës me ujë të vakët (jo të nxehtë). Nëse e ndjeni fyrtyrën të “tërhequr”, atëherë aplikoni një shtresë të trashë gjalpë kokosi për 15 minuta. Mos harroni ta hiqni me ujë të ngrohtë. Në qoftë se doni të reduktoni imazhin e rrudhave të theksuara, përzieni 5 g vaj kokosi me dy pika vaji esencial patchouli. Aplikojeni me kujdes mbi rrudha çdo mbrëmje dhe bëni masazh të lehtë derisa të përthithet nga lëkura. Për të gjithë ju që problematizoheni me aknet, mund të përdorni 5 g vaj kokosi bashkë me 2 pika vaj esencial tea tree, provojeni dhe do t’ju çlirojë. Vaji i arrës së kokosit është shumë i dobishëm për sëmundjet e lëkurës dhe alergjitë. Për ju që mund të shfaqni ndonjë skuqje të lëkurës, përzieni 5 g vaj kokosi me 2 pika vaj esencial geranium dhe përdoreni në nivel lokal. Në rast djegieje ose prerjeje në ndonjë pjesë të trupit përdorni të njëjtët përbërës në të njëjtat masa.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency