Zgjedhjet në UT – Kandidatja për Rektore, Dibra: Po zhvillohen presione të ndyra, e pabarabartë kundër një makinerie

0
152

Kandidatja për Rektore të Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra, gjatë një interviste telefonike në studion e lajmeve në Ora News, theksoi se gara po vijon normalisht, por nënvizoi se në universitete po bëhen presione të hapura dhe nëpër skuta ndaj studentëve dhe pedagogëve.

Sipas saj, gara nuk është e barabartë pasi po garon përballë një makinerie të madhe, ose një korporate të krijuar në Universitetin e Tiranës, duke akuzuar për këtë kandidatin aktual Dhori Kule.

Intervista:

Dibra: Është java e dytë e fushatës dhe ne kemi bërë një fushatë të qetë, duke u munduar të bëjmë një fushatë model. I gjithë stafi i Universitetit të Tiranës është një staf i mrekullueshëm dhe nuk meriton të cenohet dhe as nuk meriton të kërcënohet. Në çdo proces zgjedhor me sa duket as universiteti nuk i shpëton dot kërcënimeve, të cilat shpesh janë të hapura dhe shpesh në skuta të errëta.

Ka shumë studentë që janë kërcënuar. Ditën e premte në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, njëri prej tyre tha një fjalë që është e rëndë për universitetin. Ai tha: e dashur Klodetë, përballë ke një korporatë që duhet ta mundshëm dhe për fat të keq këtë korporatë që e kemi ndërtuar ne. Këtë e thotë një shkencëtar me mbi 40 vjet karrierë në universitet.

Është e vërtetë, përballë kam njerëz që e kanë marrë peng universitetin. Ky universitet duhet të çlirohet. Nuk mundesh të boshatisësh auditoret e universiteteve dhe t’u thuash studentëve që ikni në shpi se nuk ka mësim sot. Nuk mund të kërcënosh pedagogët, të cilët fat të keq janë të detyruar të mbeten anonim. Ato nuk mund të denoncojnë pasi çdo gjë është e lidhur me pagën e tyre dhe me bukën e fëmijëve të tyre. Kemi pasur rastin e profesorit Sokol Abazi, i cili për fat të keq është sot jashtë dyerve të Universitetin e Tiranës. Ai ishte një pedagog që mbrojti studentët, por kandidati aktual Koni dhe rektori aktual Kule e përjashtuan. Është një fushatë që nuk duhet të ndodhte në këtë mënyrë. Për këtë jam e trishtuar.

-E keni ndjerë veten të barabartë në këtë garë?

Dibra: Unë jam e barabartë me pedagogët, nuk jam e barabartë me Dhori Kulen dhe as me Mynyr Konin. Kam kërkuar në çdo debat tv që të dalë kandidati përballë që të dëgjojmë platformat. Universiteti i Tiranës është institucion publik dhe kemi detyrimin moral që t’u tregojmë qytetarëve, se ku shkojnë paratë e taksapaguesve dhe paratë e studentëve.

Aktualisht, ato shkojnë vetëm për pllaka që janë të shkruara në gjuhën kineze. Nuk e shpalos platformën në një debat tv apo në auditoret e universitetit, nuk është e barabartë me mua, pavarësisht se janë një makinë e madhe që kanë edhe arrën edhe gurin në dorë. Unë i besoj integritetit të pedagogëve. Unë u them eja të shpëtojmë universitetin nga pengu. Për fat të keq edhe këto zgjedhje u njollosën.

-Për shkak të rivalitetit kaq të dukshëm në këtë garë për rektorin e Universitetit të Tiranës. Cila ka qenë qasja e pedagogëve dhe studentëve.

Dibra: Unë jam shumë e kënaqur që arrita të kontaktoj pedagogët. Kam pasur takime me grupe të vogla dhe kandidatë për shefa departamentesh dhe kandidatë për dekanë, dhe kështu kam shkruar platformën duke marrë opinionet e tyre për ta implementuar në 4 vitet e ardhshme. Kam një përgjegjësi jo thjesht akademike por edhe si qytetarëve.

-Edhe një pyetje të fundit, jo më pak të rëndësishme zonja Dibra. Ditët e fundit është përfolur një kërcënim në media për rivalin tuaj. Keni një koment për këtë?

Dibra: Unë jam e shokuar nga çfarë është thënë. Në qoftë se një pedagog kërcënohet për të marrë pjesë në fushatën e kandidatëve, në qoftë se një kandidat kërcënohet me vendin e punës. Në qoftë se një student kërcënohet për të fotografuar votën, një qoftë se një student i premtohet se do të japin provimin, për mua është kërcënimi më i ndyrë. Edhe nëpërmjet deklaratës që dje kam shpërndarë medieve jemi denoncuar nga ajo që ka ndodhur.

I kërkojmë organeve komenteve që të ndërhyjnë dhe të mos përzihen në zgjedhjet në universitet. Nuk munden që të hyjmë në këto kanale që u vjen erë e keqe. I bëj thirrje Konit që të dalë publikisht për të mbrojtur veten. Për fat të keq, politika po ndërhyn dhe me sa duket ende si shoqëri kemi problemet tona në kultivimin e qytetarisë.

/Ora News/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here