UNHCR: Rreth 500 të vdekur pas fundosjes së një anijeje migrantësh në Mesdhe

0
245

Disa migrantë të shpëtuar në detin Mesdhe, të cilët zbarkuan në Kallamata (Greqi) tregojnë se ishin të pranishëm gjatë fundosjes së një anijeje ku raportohen rreth 500 të vdekur, njoftoi sot një zëdhënëse e Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

”Rreth 41 persona me origjinë nga Somalia, Sudani dhe Etiopia, 37 burra, 3 gra dhe një fëmijë i moshës tre vjeç, që udhëtonin së bashku me familjet e tyre, përshkruajnë mbytjen e anijes në detin Mesdhe ku u shënuan rreth 500 viktima”, saktësoi për median, Carlotta Sami, zëdhënëse e UNHCR-së për Evropën Jugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here