FSHF gati 11 milion euro premio për Euro 2016

0
200

Përfaqësuesja shqiptare për herë të parë do të marrë pjesë Në Europian, dhe duke qënë se është një event historik, Federata Shqiptare e Futbollit po përgatit shpërblime të paprecedentë në vendin tonë. Mësohet se organi drejtues i këtij sporti po përgatit 11 milion euro në total për të motivuar futbollistët e kombëtares ti marrin maksimumin çdo takimi në “Euro 2016”. Nëse Shqipëria arrin të imitojë Greqinë e 2004 duke bërë surprizën më të madhe në historinë e futbollit europian, pra nëse kuqezinjtë shpallen kampionë, atëherë premio për lojtarët dhe stafin do të jetë 4 milion euro, sigurisht gjasat janë të pakta që të ndodhë. Megjithatë për ta nisur me objektiva më njerëzor, barazim në Europian do të shpërblehet me 100 mijë euro, ndërsa fitorja do të 3-fishojë premion, pra 300 mijë euro. Nëse vazhdojmë më tej, kualfikimi për në 1/8 do të bëjë që futbollistët dhe stafi teknik të përfitojnë 1.5 milion euro në total, kurse për një kalim të mundshëm në finale federata ka përcaktuar shifrën 2 milion euro. Kjo aventurë e jashtëzakonshme e përfaqësueses kuqezi do të nisë më 23 Maj kur skuadra të grumbullohet në Austri për mini fazën përgatitore, e më pas më 11 qershor do të vi debutimi në Euro 2016. Paratë janë aty për futbollistët shqiptarë, mjafton ti marrin, sigurisht më e lehtë për tu thënë se për tu bërë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here