Florenc Drizari
Instituti Demokratik Amerikan publikon raportin paraprak për situatën parazgjedhore në Shqipëri
Instituti Demokratik Amerikan e cilëson si të polarizuar situatën parazgjedhore në Shqipëri dhe për këtë bën thirrje që klasa politike dhe anëtarët e KQZ-së të ulin tonet duke iu referuar legjislacionit në fuqi.
Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan NDI Robert Benjamin, u shpreh një ditë më parë se synimi i misionit ishte vlerësimi i situatës së përgjithshme parazgjedhore në Shqipëri. “Synimi i këtij misioni ka qenë të vlerësojë në mënyrë të paanshme përgatitjet për zgjedhjet, shqyrtimi i faktorëve të veçantë që ndihmojnë procesin demokratik dhe të ofronte rekomandimet për procesin parazgjedhor, puna e këtij delegacioni nuk mund të jetë vlerësim di plote dhe përfundimtar. Në Shqipëri delegacioni është takuar me zyrtare dhe përfaqësues më të lartë të vendit, përfaqësues të KQZ, medias dhe shoqata dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar”, – theksoi Benjamin. Ekipi i këtij delegacioni përbehej nga Drejtues rajonale të NDI-së, ish-guvernatorë në SHBA, kryetarja e Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA e aktivistë për provimin e demokracisë kanë hartuar përfundime dhe rekomandime për ecurinë e deritanishme të përgatitjeve për 23 qershorin, pas takimeve me politikanët më të lartë vendas, zyrtarë të KQZ, përfaqësues të organizatave dhe medias shqiptare, por edhe qytetare.
GUVERNATORI HOWARD DEAN
Kreu i delegacionit, guvernatori Howard Dean vlerësoi legjislacionin zgjedhor në Shqipëri, (kodin zgjedhor) dhe në të njëjtën kohe e cilësoi si të polarizuar situatën parazgjedhore. Guvernatori Dean prezantoi raportin paraprak për situatën parazgjedhore në Shqipëri, ndërkohë që nga ky mision pritet edhe një tjerët gjatë javëve në vijim. Kreu i delegacionit , guvernatori Howard Dean gjatë fjalës së tij i bëri apel klasës politike që të lërë mënjanë cinizmin në mënyrë që të bëjë realitet ato çka presin shqiptarët, zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Ne kemi përgatitur një raport që kalojmë në hollësira të shumë çështjeve. Shqipëria ka bërë progres të madh drejt demokracisë. Sistemi politik është maturuar. Por, partitë politike që e kanë këtë kuadër ligjor kanë përgjegjësinë që të japin besim në procesin e demokracisë. Të bëhen zgjedhje që të shihen nga masa e gjerë si zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne dimë se situata është e polarizuar sa i takon partive politike. Gjatë takimeve tona kemi vënë re një cinizëm të thellë, e cila minon demokracinë. Po ashtu me duhet të themi se Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë duhet të punojnë të kalojnë këtë cinizëm dhe kjo mund të bëhet që gjërat të jenë sa më transparente të mundshme”, – theksoi ai.
Sipas guvernatorit Dean politika duhet ë bëjë që qytetarët të votojnë dhe ata duhet të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë mes tyre. “Sa i takon kuadrit zgjedhor ka qene shumë i mirë. Sa i përket përgjegjësi, kuadri ligjor është shumë i mirë, por sa i takon kritikave mund ta gjeni në raport. Puna është se si do zbatohet kuadri ligjor. Nga njëra anë pamë atë që ka polarizim të vërtetë në Shqipëri, por dhe përfaqësues të partive politike ishin të gatshëm të bashkëpunonin. Puna tani është që ta ndalojmë këtë cinizëm dhe të mos merremi me fjalë por me vepra. Përtej faktin që zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta, partitë politike duhet të bëjnë të pamundurën që qytetarët shqiptarë të dali dhe të votojnë. Përgjigja me e mirë që mund ti japë cinizmit është që njerëzit të dalin dh të hedhin votën e tyre”, – theksoi Dean. Ndërkaq, rekomandimi kryesor shkon edhe për Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, institucion që sipas NDI duhet te fitojë pavarësinë. “Krijimi i KQZ-së ka qenë një zhvillim pozitiv ne vend, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të lejohet të punojë në mënyrë të pavarur dhe i pandikuar nga politika. Ne rekomandojmë që anëtaret e KQZ-së te punojnë sa më shumë së bashku për të marrë vendime të përbashkëta për çështje kritike”, – thotë Ellen L. Weintraub, kryetare e Komisionit Federal të Zgjedhjeve.
Topalli me delegacionin e NDI-së: Uroj që mos ndodhë si në 2009, kur humbësi nuk njohu rezultatin
Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, priti dje në një takim delegacionin e Institutit Demokratik Amerikan (NDI), të kryesuar nga znj. Lousewies van der Laan, shoqëruar nga Kryetarja e Komisionit Federal Zgjedhor znj. Ellen Weintraub si dhe Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të NDI-së z. Robert D. Benjamin. Zonja Jozefina Topalli falënderoi për mbështetjen që NDI i ka dhënë në vazhdimësi Shqipërisë. Ajo shprehu kënaqësinë për miratimin me konsensus në parlament, të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ku janë reflektuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Zonja Jozefina Topalli tha se kam ftuar deputetët e Asamblesë së OSBE-së, të Këshillit të Evropës e të Parlamenti Evropian për sa më shumë vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit. “Jemi thellësisht të angazhuar, për sa na takon dhe plot besim se këto zgjedhje do të jenë të shkëlqyera. Uroj që të mos ndodhë si para katër vitesh, kur humbësi nuk njohu rezultatin”, – tha Kryetarja e Kuvendit.
Ambasadori italian, Gaiani: Dyert e BE-së, të hapura, të respektohen rregullat
“Bashkimi Evropian nuk është një klub i mbyllur por është i hapur për të gjithë ata që pranojnë rregullat e tij”. Kështu e ka komentuar procesin e zgjerimi të BE-së, Ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani. “Unë besoj se bashkimi evropian nuk është një klub i mbyllur, por është i hapur për të gjithë ata që pranojnë rregullat e tij. Unë them se ky është një element thelbësor dhe unë nuk shikoj asnjë lloj kufizimi në këtë zhvillim. Italia, absolutisht beson se të qenit një klub i hapur është një element themeltar i procesit e sistemit tonë”, – tha Massimo Gaiani, ambasadori italian. Këtë koment, Ambasadori Gaiani i bëri gjatë një leksioni në Institutin Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare, ku ishte i ftuar së bashku me ambasadoren e Francës Kristin Moro. Dy ambasadorët paraqitën këndvështrimet e tyre lidhur me të ardhmen dhe sfidat e Bashkimit Evropian.