Gjykojeni vetë/ Ndodh në Tiranë,vajza sherr me të moshuarën për një stol në autobuz

0
166

Legjenda e autobusëve të Tiranës vazhdon, sot përkatësisht në atë të Unazës. Në redaksinë e Jetaoshqef.al ka ardhur një video, ku dërguesi thotë se e moshuara në fjalë është bërë me nerva pasi një vajzë e re nuk e ka lënë të rrinte tek xhami në fillim të autobusit. Për ju mund të tingëllojë kërkesë e çuditshme por ç’rëndësi ka kjo.

Në dialogun mes tyre, shumë e revoltuar e moshuara bërtet: “Çfarë të durojmë këto? Kam 4 goca po mos i paça në qoftë se ofendojnë njerëzit kështu. I kam rrit jetima me gjak e me djersë, po mu boft si ti më hyft në tokë”.

Duket se edhe qytetarët janë përfshirë në konflikt me vajzën e re. Ajo pretendon që është shumë e qetë, ndërkohë që të tjerët ishin me nerva. “Po mirë ti që je e qetë, ti më fole edhe mua ashtu,” debaton një grua.

Me pak fjalë respekti për të moshuarit sot është i shumëzuar me zero. “Plaku është si kalamaku” thotë një fjalë e urtë, prandaj sado teka të kenë, nuk ju kushton gjë t’ua plotësoni./ JOQ

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here