Një turist anglez është gjetur i vdekur sot në një hotel të njohur në Tiranë.
Efektivë të policisë, të cilët mbërritën në vendngjarje pasi u njoftuan për ngjarjen, nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e turistit ka qenë natyrale pasi ai vuante nga epilepsia.
Mësohet se turisti anglez, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me profesion inxhinier dhe ndodhej në Shqipëri prej 4 ditësh.