Një i ri rezulton i zhdukur prej dy ditësh, ndërsa policia e kryeqytetit kërkon ndihmë për gjetjen e tij.
Sajmir Paja 30 vjeç, 180 cm i gjatë, është larguar në 1 maj nga banesa e tij pa gjurmë.
Bëhet e ditur se i riu vuan nga probleme depresioni. Në momentet e largimit nga banesa ka qenë i veshur me xhinse blu, këmishë, jelek portokalli dhe syze optike.
Për çdo informacion ftohen qytetarët që të kontaktojnë në nr e telefonit 129 ose 0694110202.