Cështja “Frroku”, Berisha takim me ambasadorin LU:Lidhjet e Ramës me bandat, shqetësuese

0
175

Ish-kryeministri Sali Berisha priti në një takim ambasadorin amerikan Donald Lu, me të cilin diskutoi gjerësisht për problemin e reformës në drejtësi, si dhe perspektivën e kësaj reforme.

Sipas njoftimit të zëdhënëses, ambasadori Lu e njohu zotin Berisha me rëndësinë shumë të madhe që qeveria e tij i kushton kësaj reforme si dhe me punën që kanë bërë këto ditë nga ekspertët ndërkombëtarë.

Gjatë bisedës, Berisha theksoi se opozita është forca politike më e interesuar për reformën, “të cilën Rama bëri gjithçka ta përjashtonte nga procesi, ndonëse asnjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë që Kushtetuta të amendohej pa opozitën”.

Berisha: Kjo praktikë që ndoqi Rama bëri që të humbet një vit kohë dhe dy draftet të kthehen me vërejtje thelbësore nga Komisioni i Venecias, vërejtje që në tërësi ishin paraqitur nga opozita.

Berisha shprehu besimin se nëse ekziston vullneti politik i sinqertë kjo reformë mund të votohet me konsensus të plotë në parlament.

Në takim u diskutua gjerësisht mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.

Berisha: Lidhjet e Ramës me krimin, vrasësit dhe bandat, janë një problem tmerrësisht shqetësues për opozitën dhe vendin. Rasti i Arben Frrokut është një dëshmi tjetër e lidhjeve të fuqishme të Ramës dhe qeverisë së tij me krimin ndaj dhe ndihma e SHBA-ve në problemet e dekriminalizimit është e një rëndësie shumë të madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here