Shpërthimi ndodhi në lagjen Kastrioti, rreth orës 03:00 duke u gshirë e mërkura. Mësohet se tritoli ishte vendosur në një servis kompjuterash dhe nga plasja nuk ka pasur viktima. Dëmet material kanë qenë të mëdha. Policia ka nisur hetimet, por si shumë shpërthime të tjera në Fushë-Krujë duket se edhe kjo ngjarje do të mbetet e pazbuluar. Në këtë qytet, shpërthime tritoli ndodhin thuajse çdo javë.