Rrëmbehet dhe përdhunohet vajza shqiptare në një kamp në Romë, arrestohet shtetasi rumun

0
173

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Romës, ku një vajzë me origjinë shqiptare është rrëmbyer dhe përdhunuar për disa orë rresht në një kamp rom.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Prenestina, ku 2 persona kanë rrëmbyer nga rruga në afërsi të kampit të tyre rom,  një vajzë shqiptare duke abuzuar seksualisht me të për disa orë rresht.

Vetëm në mëngjesin e së nesërmes vajza shqiptare ka mundur të largohet nga kampi duke i kërkuar ndihmë kalimtarëve të parë.

Policia italiane ka arrestuar një shtetas rumun, autor i kësaj ngjarje dhe është shpallur në kërkim personi i dytë.

Babai i vajzës shqiptare i ka dërguar një letër të hapur të gjithë prindërve të kësaj lagje periferike romane ku bën thirrje për bashkëpunim kundër krimit e degradimit social ku është përshirë zona e tyre e banimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here