Zbulohen detaje nga dëshmia në Policinë e Dibrës, e 20 – vjeçares me inicale A.A., për videon intime të regjistruar prej saj me Kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.
Në 26 Shkurt të këtij viti, ajo ka shkruar në rrjetin e saj Facebook, se ka filluar punë pranë Bashkisë së Dibrës, në një prej sektorëve të artit në qytetin e Peshkopisë.
Pas publikimit të videos në media, 20 – vjeçarja është shoqëruar në policinë e qytetit verilidor dhe ka deklaruar se Xhelili nuk e ka detyruar për të kryer marrëdhënie seksuale.
Sipas burimeve të uniformave blu të Peshkopisë, vajza ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë shtrëngim nga Kryebashkiaku për favore seksuale dhe se ishte vetë ajo, që ishte ofruar për të bërë kamerën e fshehtë.
Vajza ka pretenduar në polici se qëllimi i saj ishte që të diskretidonte publikisht Kryebashkiakun.
Ish – kreu i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili po ndiqet në gjendje të lirë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.