Policia kufitare e Qafë Thanës ka arrestuar një 30-vjeçar nga Maqedonia. Ai është Lindim.Sh, banues në Resnje, Maqedoni.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të doganës, 30-vjeçarit, i cili po dilte nga Shqipëria, iu gjet 0.8 gr kanabis në automjetit me targë “OH388RN”, me të cilin udhëtonte.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.