Edhe pse aktualisht ka një nën komision parlamentar për hapjen e dosjeve ende nuk ka asnjë rezultat konkret.
Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se hapja e dosjeve është e vetmja mënyrë për të vënë drejtësi në shtresën e të përndjekurve politike.
Nishani u shpreh se shteti ka përgjegjësi që të mos harrohen vuajtjet e kësaj shtrese.
Ndërkohë kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politik Besim Ndregjoni kërkoi që dekriminalizimi të nisë me ata persona që vranë intelektualët.
Ai ripërsëriti kërkesën që të gjenden eshtrat e të vrarëve në kohën e komunizmit.
Këto deklarata u bënë në 25 vjetorin e themelimit të shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politikë shqiptarë.