Studiusit kanë kërkuar për një kohë të gjatë përgjigjen se cila është mënyra më e mirë për të lënë duhanin. Dy janë alternativat : T’i japësh fund menjëherë ose gradualisht. Por cila është alternativa më e mirë?
Shumica e njerëzve mendojnë se mënyra e duhur për ta lënë do të ishte duke reduktuar sasinë e cigareve që konsumohen çdo ditë.
Studimi i bërë nga Nicola Lindson Hawley, një profesoreshë në universitetin e Oxford-it tregon të kundërtën.
Ajo dhe kolegët e saj përfshinë në studim 700 njerëz në Angli të cilët pinin minimumu 15 cigare në ditë. Atyre i’u caktua një datë për të lënë duhanin pas dy javësh.
Gjysma e tyre filluan duke eliminuar pak nga pak çdo ditë, ndërsa pjesa tjetër vazhdoi ta konsumonte normalisht.Të dyja grupet patën konsulta dhe e zëvendësuan gjatë preiuhdës se terapisë me produkte të tjera si camcakëz,sprai për gojën etj
Në datën kur ishte paracaktuar, të dy grupet i thanë “stop”. Pas 4 javësh 49% e atyre që i dhanë fund menjëherë, nuk kishin konsumuar ende cigare ndërsa nga grupi tjetër vetëm 39% ishin të suksesshëm.
Pas gjashtë muajsh,22% e grupit që e la menjëherë duhanin kishin hequr dorë nga duhanprirja kurse 15% e grupit tjeter e kishin filluar sërisht.
Edhe pse lënia në mënyrë të menjëhershme ishte më efektive,nuk mund të anashkalohet edhe forma tjetër.Nëse ka persona që e kanë të pamundur të heqin dorë direkt ,ne duhet t’i suportojmë ata”,shprehet Lindson-Hawley.
Përshtati Xhensila Nako