Xhelili con në kushtetuese Ramën për shkarkim të padrejtë

0
166

Ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij.

Lajmin e bën të ditur avokati i tij mbrojtës Ferdinant Ndoja, i cili ka depozituar një ankesë kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tij, menjëherë pas publikimit të video-skandalit të publikuar në Ora News.

Me dërgimin e çështjes në Gjykatës Kushtetuese pezullohet mbajtja e zgjedhjeve në Bashkinë e Peshkopisë deri në shpalljen e vendimit nga kjo gjykatë.

Aktualisht, Xhelili ndodhet i arrestuar me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here