Ja si e nisin ditën e tyre njerëzit e suksesshëm

download (3) 20110126202128_facebook-zuckemberg

 

Si të jetë leximi i gazetës, si shkuarja në palestër, apo shijimi i një filxhani kafeje, shumica nga ne kanë gjëra që i bëjnë pothuajse çdo ditë në rutinën e tyre mëngjesore.

Rutina e mirë e mëngjesit na ndihmon të jemi më produktivë gjatë ditës. Por rutina gjithashtu mund të jetë inkurajuese. Më poshtë do kthejmë vëmendjen tek rutina që njerëzit më të suksesshëm të botës ndjekin në mëngjes, nga pirja e kafes te fjalimet motivuese.

 

Presidenti Obama shkon në palestër çdo mëngjes

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ndoshta njeriu më i pushtetshëm në botë, nuk sorollatet kot në mëngjes. Në orën 6.45 të mëngjesit, ai shkon në palestër dhe bën ngritje peshash dhe ushtrime kardio. Pas palestrës ai ha mëngjes me gruan dhe dy vajzat e tij përpara se të çojë Malian dhe Sashan në shkollë. Pasi i largohen fëmijët, është koha për t’u marrë me drejtimin e vendit.

 

Kryeministri anglez David Cameron shmang televizorin në mëngjes

Cameron zgjohet në orën 6 të mëngjesit, dhe për dy orë merret me çështjet e qeverisë përpara se të hajë mëngjes me gruan Samantha dhe fëmijët Arthur, Nancy dhe Florence në orën 8. Rregulli i tij strikt numër 1 është të mos hapet televizori.

 

Ish-kryeministri anglez Uinston Çërçill nuk ishte një “tip mëngjesi”

Një tjetër kryeministër konservator i Britanisë, zgjohej në orën 7.30 çdo mëngjes. Ky është një orar i mirë, ta mendosh që më parë nuk ngrihej nga krevati pa shkuar ora 11. Ai hante mëngjes dhe lexonte gazetat, si dhe merrte informacione nga sekretaret e tij.

 

Shefi ekzekutiv i Starbuck, Hovard Schultz e nis me një filxhan kafe

Dita e tij në fakt nis në orën 4.30 të mëngjesi kur çdo mëngjes nxjerr 3 qentë e tij shëtitje, përpara se të kthehet në shtëpi dhe të bëjë kafe për veten dhe gruan e tij në orën 5:45.

 

Ish-shefi i Apple, Steve Jobs, i bënte vetes një fjalim motivues çdo mëngjes

Steve Jobs, i njohur për rrobat e tij të errëta dhe golfet që vishte, dhe për kthimin e Apple në një nga kompanitë më gjigande në botë, i jepte vetes një fjalim motivues për t’u siguruar që do të nxirrte më të mirën nga vetja. Pasi zgjohej, Jobs dilte para pasqyrës dhe thoshte: “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të jem i lumtur me atë çfarë do të bëj sot?” Nëse ai e shihte veten që nuk po i bënte gjërat siç duhet atëherë thoshte se diçka duhet të ndryshonte.

 

Bashkë-themeluesit të Microsoft, Bill Gates, i pëlqen të trajnojë trurin dhe trupin

Një tjetër miliarder i teknologjisë, Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, i pëlqente të ushtronte trupin dhe mendjen si gjëja e parë që bënte në mëngjes. Gates shpenzon një orë në biçikletë për të bërë ushtrime për zemrën, por ndërkohë sheh edhe video mësimore teknologjike.

 

Krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg shpesh nuk fle fare

31-vjeçari i përzënë nga Harvardi dhe themeluesi i Facebook, thotë se ai vesh një numër të vogël bluzash pasi kështu ndihmon veten të marrë sa më pak vendime që është e mundur. Ai, çdo ditë vesh T-shirt-in e tij të preferuar dhe shkon në punë. Shpesh Zuckerberg nuk fle shumë, dhe ka net që nuk fle fare. Atij i pëlqen të rrijë zgjuar deri në 6 të mëngjesit të flasë me të punësuarit në Facebook.

 

Jeff Bezos i Amazon i pëlqen të hajë mëngjes me nge

Ndryshe nga shumica e njerëzve të suksesshëm, Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, nuk është një njeri që i pëlqen shumë mëngjes, apo të jetë shumë aktiv. Bezos e vë theksin te  një gjumë i mirë natën. Ai gjithashtu shmang takimet në mëngjes pasi i pëlqen të marrë mëngjesin me nge, me gruan dhe 4 fëmijët e tij. E urren alarmin e mëngjesit, prandaj i pëlqen të flejë deri vonë, të hajë një mëngjes të shëndetshëm dhe më pas të dalë për punë.

Ja si e nisin ditën e tyre njerëzit e suksesshëm

Michael Jackson është gjallë? (Foto)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko