Një 50 vjeçar gjeti vdekjen pasi kamioni me të cilin punonte, e ka zënë poshtë.
Policia lokale bën me dije se rreth orës 16.45 të pasdites së sotme ka mbërritur në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi Bujar Llaka, banues në këtë qytet.
“Tek Fabrika e Pasurimit Bulqizë gjatë ngarkimit të kamionit të tij me rërë te bluar kromi, me targa Dr 24 49 F, është përmbysur kamioni aksidentalisht ku për pasojë e ka zënë poshtë drejtuesin e mjetit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje aksidentale”, informon policia lokale.