Një ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik në Brazil, ku një vajzë 16-vjeçare u përdhunua nga 33 burra në periferi të Rio de Janieros. Sipas mediave vendase, policia ka zbuluar krimin pasi videoja e përdhunimit të vajzës ishte publikuar në rrjetet sociale. Mësohet se vajza ka qenë e fejuara e një trafikanti dhe shkak për përdhunimin masiv mund të ketë qenë një hakmarrje e ish-të fejuarit të saj. Policia braziliane ka lëshuar mandat arreste për burrat që morën pjesë në përdhunimin e vajzës dhe për ish-të fejuarin e saj. Adoleshentja rrëfeu në polici se ishte zgjuar pas dy ditësh e droguar dhe pa rroba, e rrethuar nga banditë të armatosur që qeshnin me të. Mediat shkruajnë se videoja e përdhunimit zgjat vetëm 40 sekonda dhe është publikuar në ‘Twitter’, por më pas është fshirë. Ndërkohë në rrjetet sociale ka nisur një fushatë kundër dhunës ndaj 16-vjeçares, me hashtagun #EstuproNuncaMais