Kosta Çekrezi
Histori/ Analizë politikë e Kosta Çekrezit në librin e botuar së pari në Uashington, “Plani i tretë i copëtimit të Shqipërisë”
Kryeredaktori i gazetës “Dielli” në Amerikë, vitet ‘15-‘19, Kosta Çekrezi, student i Harvardit, në një analizë politike të raporteve të Shqipërisë me Perëndimin dhe sidomos me SHBA-në; konfliktet e qëndrimeve politike të Tiranës në organizatat e diasporës në SHBA në vitet ‘30-‘50 të shekullit të kaluar; metamorfoza e qëndrimeve të Fan Nolit dhe Faik Konicës ndaj mbretit Zog dhe diktatorit Hoxha. Kostë Çekrezi rrëfen diplomacinë dhe luftën mes Tiranës dhe Uashingtonit, duke sjellë personazhet dhe emisarët e secilës palë, deri në vendosjen e “perdes së hekurt” midis Lindjes dhe Perëndimit. Më poshtë fokusohemi në kapitullin ku ridel në dritë historia e kanalit të Korfuzit e radhitur ndër ngjarjet e tjera që tregonin profilin e diktaturës në Shqipëri
Gjithe sa thane me siper per transformimin e Komitetit te Çlirimit nga nje grup demokratik, siç e shpallte veten ne sy te popullit gjate luftes, kane qene te njohura nga zyrtaret e “Vatres” dhe te “Diellit”. Po keshtu mund te thuhet edhe per zyrtaret e “Shqiperise se Lirise” dhe te “Lirise”, ndonese ne nje shkalle me te kufizuar.
Duke i lene per me tutje komentet mbi qendrimin e kesaj organizate te dores se dyte te shqiptareve te Amerikes, del perpara vetvetiu pyetja se ç’e beri “Diellin” te deklaroje here pas here se governa e Enver Hoxhes duhet perkrahur 100 per qind dhe pa asnje rezerve apo kritike? Kete politike vazhdoi “Dielli” edhe pas deklarimit te governes se Tiranes si nje diktature komuniste. Ne fakt ishte organi i “Vatres” ai qe botoi nje biografi te gjate te Enver Hoxhes, te derguar nga Tirana, ku provohet se Enver Hoxha ishte komunist edhe ne kohen kur studionte ne Evrope me burse te qeverise se Zogut.
Dhe ironia pak si e trashe dhe e pagelltitshme e qendrimit qe mori “Dielli”, qysh ne formimin e Qeverise se Komitetit Nacional, ishte se ndersa organi i “Vatres” e vuri governen e Hoxhes, permbi dhe pertej çdo kritike, edukatori i saj (Qamil) Panariti, e ktheu tere mjeshterine e tij kunder qeverise amerikane. Ne fakt, Panariti nuk i ka kursyer kritikat e tij as kundrejt Presidentit te Shteteve te Bashkuara, te cilin e ka akuzuar here pas here se eshte duke grabitur dhe marre neper kembe te drejtat e popullit amerikan. Ashtu si mund te mbahet mend, Panariti vajti aq larg sa te deklarohet ne favor te progresistit Henry A. Wallace ne zgjedhjet presidenciale te vitit 1948 dhe keshilloi shqiptaret te votojne per ate kandidat te cilin te dy partite kryesore Demokratike dhe Republikane e akuzonin se ishte bere vegel e Partise Komuniste te Amerikes. Kete e kuptoi me vone edhe vete Henry A. Wallace, kur u hoq krejt nga Partia Progresiste pas nderhyrjeve te Shteteve dhe te Kombeve te Bashkuara pas luftes se Korese dhe, qe atehere, e ka mbyllur gojen. Por jo Panariti, i cili eshte duke e vazhduar atakimet e tij kunder Presidentit Truman dhe qeverise se tij.
Ne lidhje me kete qendrim te Diellit, vlejne te permenden fjalet e nje zyrtari te nalte amerikan i cili me tha nje dite: “Aq na ben nese “Dielli”, ose “Liria” perkrahin qeverine e Enver Hoxhes. Ajo qe na duket krejt pa vend (utterly absurd) eshte qe asnjera dhe as tjetra gazete nuk ka gjetur rastin qe te thote nje fjale te mire per Ameriken ne konfliktin tone me Rusine Sovjetike”.
Por vertet ky eshte nje nga misteret e thelle te rruges qe ndjek “Vatra” dhe “Dielli”, rruge qe as vete zyrtaret pergjegjes nuk e dine se ku do t’i shpjere ato dy institute te mocme te ngrehura prej shqiptareve te Amerikes. Sepse, si mund te shpjegohet qe Dielli te kritikoje ashpersisht ne çdo numer te tij veprimet e qeverise amerikane dhe te mos hape gojen per te gjetur ndonje te mete te diktatures komuniste te Shqiperise? Dhe kjo ndodh kur 95 per qind e anetareve te “Vatres” jane qytetare amerikane.
Ne gjuhen kishtare te Imzot Nolit kjo eshte nje situate e shtangshme dhe e mahnitshme.
Nje nga shpjegimet mund te gjendet, ndofta, ne faktin qe Vatra eshte akoma nen influencen e dy trashegimeve qe kundershtojne njeri-tjetrin: trashegimi demokratike dhe trashegimi autokratike.
Nen te parin, qe vazhdoi qysh nga fillimi i saj dhe deri ne 1925, Federata u rrit, u madhua dhe u lulezua sa arriti numrin e 5000 anetareve.
Ne driten e zhvillimit te saj historik, krimbi i vdirjes hyri dhe zu vend ne trupin e Vatres me ardhjen e Faik Konices ne kryesine e saj. Duke qene demokrat prej temperamenti dhe jo aq prej gjaku (vellezerit e tij ishin shembuj te sjelljes demokratike ne Shqiperi), Beu i Konices suprimoi shtyllen kryesore te sistemit demokratik: opoziten. Kjo ngjau kur me vendimin e vet, per arsye te vetat dhe pa marre parasysh deshiren e shumices se anetareve, e lidhi fatin e Federates me ate te Zogut, te “malokut gjenial” siç e quajti me ate rast, te cilin e kishte luftuar dhe felliqur deri atehere me menyren e njohur faikjane.
Kur dolen kundershtime nga deget e ndryshme, Faik Beu mori kalemin e kuq ne dore dhe i fshiu nje nga nje nga rradhoi i Federates. Qysh atehere dhe per 15 vjet me radhe “Dielli” u be nje organ publiciteti i regjimit te Zogut me Faik Konicen si Minister ne Ëashington.
Ne prill te vitit 1939, kur Musolini i dha kepucet ne dore Zogut, “Dielli” u kthye si pa te keq ne favor te mbretit te ri te Shqiperise, Viktor Emanuelit te Italise, se ashtu urdheroi Beu. Me doren e vet Faik Konices, Dielli denoi si tradhtar djaloshin dardhar Vasil Laci, sepse qelloi me revole “madherine e Tij” shkurtabiqe, Viktorin e Italise.
Kur perseri u formua “Shqiperia e Lire” me program qe te luftoje pretendimet e Zogut, “Dielli” i frymezuar kete here nga ortakeria e re Konica-Noli ngriti prape flamurin e Zogut, duke deklaruar se “nuk behet Shqiperia pa Zogun”. Per te treten here brenda tri vjeteve “Dielli” naltesoi tri regjime, per t’i flakur njeri pas tjetrit ne gjirizin nga i cili i kishte futur dhe nxjerre.
Federata e hodhi menjane Zogun ne mergim si “kepuce te vjeter” me gojen e peshkopit, kryetarit te saj te nderit ne nje mbledhje historike qe u mbajt ne 23 qershor te vitit 1944 ne Hotel Slatler te Bostonit. Ne kete mbledhje merrnin pjese nje delegacion zyrtaresh amerikane te ardhur nga Ëashingtoni, Imzot Noli, kryetaret e “Shqiperise se Lire”, dr. Nicholas Prift dhe D. Theodhore Kotelly nga Detroit. Misioni i delegacionit amerikan ishte te deklaroje zyrtarisht se çdo bisedim per te njohur Zogun si mbret duhej lene menjane.
Ate deklarate e kundershtoi Peshkopi me argumentin se po te heqim dore nga Zogu do te heqim dore edhe nga kufijte e Shqiperise dhe ne nje cast Peshkopi u ngrit te ikte ne shenje proteste. Por, ne ate cast, nje nga zyrtaret amerikane deklaroi se ne Shqiperi ishte formuar nje qeveri e re nen kryesine e Enver Hoxhes (Kete informate ma kishin dhene zyrtaret amerikane ne forme konfidenciale). Peshkopit iu çel fytyra dhe menjehere, sikur ta kishte pergjigjen ne maje te gjuhes, tha pa u menduar fare: “Atehere ne heqim dore nga Zogu per te perkrahur qeverine e re”.
“Jo, -tha zyrtari amerikan, -nuk do ta perkrahni sepse sipas informatave tona ajo duhet te jete nje qeveri pro-komuniste, ne mos komuniste”.
“Packa – u hodh Peshkopi perseri, -ata jane djemte tane (they are our boys)”. Dhe keshtu brenda nje minute Zogu u flak menjane ne favor te Enver Hoxhes. Po s’ka asnje dyshim se zyrtaret amerikane moren shenim deklaraten e Peshkopit dhe, ndofta ne baze te atij shenimi, Hiresia e Tij arriti te perfillej si pro komunist.
Megjithate, mundet qe ai incident te mos kishte ndonje pasoje sikur akuzimi si komunist (dhe jo si pro komunist) te mos i ishte here Peshkopit nja dhjete vjet me pare prej anes se nje zyrtari te Nalte te qeverise se Zogut. Ai zyrtar i nalte nuk ishte gje tjcter vecse shoku dhe miku i vjeter i Peshkopit, Ministri i Shqiperise ne Ëashington, Faik Konica. Sic mund te mbahet mend, kur u kthye nga Europa ne Amerike ne 1930, Peshkopi u mbajt ne Ellis Island. Arsyeja ishte kallezimi qe beri prane qeverise amerikane Faik Konica se Peshkopi ishte komunist, ndofta sepse Hiresia e Tij kishte kaluar nje kohe te gjate ne Moske, ku ishte, sic thuhet, ne kontakt te ngushte me zyrtaret e Kominformit (Organizata nderkombetare komuniste).
Por edhe kallezimit te Faik Konices te cilin autoritetet e emigracionit nuk e moren parasysh nuk do t’i mbetej asnje rendesi sikur “Dielli”, organi i Federates ku Peshkpi ka qene me vite kryetar nderi i saj, te mos kishte marre qendrimin e perkrahjes 100 perqind dhe moskritikimit te regjimit te Enver Hoxhes.
Qendrimin e heshtjes se plote e mbajti “Dielli” jo vetem kundrejt veprimeve te qeverise se Enver Hoxhes qe i perkisnin jetes se te ardhmes se Shqiperise, por e vazhdoi edhe kur Tirana i shpalli luften me te eger propagandistike Amerikes.
Siç u shenua ne kaptinen e pare, Dielli nuk nxori asnje ze kur Guverna e Hoxhes ua hoqi shtetesine amerikane atyre shqiptareve te Amerikes qe mbeten ne Shqiperi nga shkaku i luftes, por qe ishin here qytetare te Shteteve te Bashkuara prej nje kohe te gjate, rregullisht dhe me deshiren e tyre te lire.
Po ashtu, organi i “Vatres” nuk nxori asnje pipetime kur governa e Tiranes refuzoi te njohe traktatet e vjetra midis Shqiperise dhe Amerikes, kurse gjithe shtetet e tjera i kishin pranuar si kondite te njohjes se tyre nga Amerika. Ne kete rast “Dielli” dinte, ose duhej te dinte qe ishte Jugosllavia ajo qe keshilloi Enver Hoxhen te mos pranoje traktatet e vjetra, qe ajo vete i kishte pranuar, me qellim qe ta izolonte Shqiperine dhe ta linte ne meshire te Beogradit.
Nga ana tjeter nje keshille e urte e dhene ne keto dy raste qeverise se Tiranes nga nje burre shteti i mocem dhe i provuar, ndoshta do t’i kishte ndaluar ato dy fatkeqesi qe e bene te pamundshme njohjen e qeverise se Tiranes nga ana e Shteteve te Bashkuara dhe ne Kombet e Bashkuara.
Perseri “Vatra” e kishte per detyre qe te kerkonte shpjegime nga governa e Tiranes rreth komplotit qe gjoja kishte pergatitur ne Shqiperi ish drejtori i Shkolles Teknike te Tiranes Harry Fulltz. Peshkopi duhej ta dinte se profesori Fulltz, nje edukator i thjeshte dhe pa pretendime politike, s’mund t’i hynte kurre nje intrige te tille. Veç asaj, duke e akuzuar si komplotist nje pjesetar te misionit diplomatik amerikan ne Shqiperi (dhe prof. Fulltz ishte pjesetar i atij misioni), klika komuniste e Enver Hoxhes kishte per qellim te diskreditonte qeverine amerikane. Po ashtu “Vatra” dhe “Dielli” duhej te kishin kuptuar se te vetequajturin “Komplot” e ngriti vete governa e Hoxhes kunder Amerikes. Heshtja ne raste te tilla nuk eshte neutralitet, ose paanesi siç duan te thone disa. Perkundrazi, eshte pelqim dhe aprovim i plote.
Po ashtu me rastin e minave qe u mbollen ne Kanalin e Korfuzit dhe shkaktuan mbytjen e dy luftanijeve angleze ne tetor te 1947, “Dielli” duhej te kishte botuar nje fakt te vetem: qe mbjellja e minave eshte nje pune teknike dhe mjaft e komplikuar dhe qeverise se Tiranes i mungojne tekniket si edhe mjetet per nje veper te tille. Sepse e verteta eshte qe minat u mbollen nga tekniket jugosllave, perseri me qellimin qe te pritej filli i fundit i shpreses se njohjes se Shqiperise nga ana e Anglise. Mirepo, po te botonte nje gje te tille, “Dielli” do te akuzonte mikun dhe mbrojtesin e Enver Hoxhes ne ate kohe: Mareshal Titon.
Natyrisht mbjellja e minave u be me dijeni dhe me leje te governes se Tiranes se ciles nuk i shkoi mendja, siç duket, se do ta paguante shtrenjte atë aventure te paligjshme per te cilen u denua prej Gjykates Nderkombetare te Hages t’i paguaje Anglise 2.500 000 USD.
Me rastin e debimit te misionit diplomatik amerikan nga Shqiperia, Departamenti i Shtetit thote se e hoqi vete ate mision, kurse ata te Tiranes mburren se e zbuan. “Vatra”, duke vepruar me ane te Peshkopit, e kishte per detyre te keshillonte governen e Tiranes te mos merrte nje mase te tille nga e cila do te perfitonte vetem Jugosllavia, pasi qeveria e Beogradit ishte ajo qe po mundohej ta bente te pamundshem cdo afrim midis Shqiperise dhe Amerikes.
*Fragment nga libri “ Plani i tretë i copëtimit të Shqipërisë”, Kosta Çekrezi
Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë
Libri i Kostë Çekrezit “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, botimet “Naim”, por së pari botuar në Uashington më 1951, do të gjendej në tavolinën e punës të çdo diplomat amerikan që ishte i interesuar për çështjen shqiptare dhe për Ballkanin në tërësi, sidomos deri në rënien e regjimit komunist. Kështu ka vërejtur një studiues shqiptar, njohës i mirë i kësaj figure të lënë në harresë kryesisht për arsye politike dhe ideologjike. Ky libër vlerësohet si një histori e jashtëzakonshme e raporteve të Shqipërisë me Perëndimin dhe sidomos me SHBA. Ngjarje të panjohura mes tre të mëdhenjve të historisë e kulturës shqiptare: Fan Nolit, Faik Konicës dhe vetë autorit, Kostë Çekrezit, konfliktet mes tyre, kryesisht për shkak të interferencës së qëndrimeve politike të Tiranës në organizatat e diasporës në SHBA në vitet ‘30-‘50 të shekullit të kaluar. Mbretëria e Ahmet Zogut, përkatësisht politika filo-italiane që rezultoi me pushtimin e vendit, antifashizmi dhe lufta çlirimtare që rezultoi me triumfin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri: metamorfoza e qëndrimeve të Fan Nolit dhe Faik Konicës ndaj mbretit Zog dhe diktatorit Hoxha. Kostë Çekrezi rrëfen diplomacinë dhe luftën mes Tiranës dhe Uashingtonit, duke sjellë personazhet dhe emisarët e secilës palë, deri në vendosjen e “perdes së hekurt” midis Lindjes dhe Perëndimit. Në libër zbulohen cilat ishin kërkesat amerikane për të njohur pas Luftës së Dytë Botërore qeverinë e re të Tiranës. Libri “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë” mund të konsiderohet vazhdim i librit të mëparshëm të Çekrezit: “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja”, botuar për herë të parë në anglisht në SHBA, në vitin 1919, dhe botuar për herë të parë në shqip vetëm disa muaj më parë. Sipas botuesit Naim Zoto, ndryshe nga libri i parë, që është konceptuar nga autori si një libër historie, “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë” kombinon historinë me dokumentet dhe kujtimet e autorit vetë, një protagonist dhe dëshmitar në shumë ngjarje politike që lidhen me veprimtarinë e A. Zogut gjatë mbretërimit dhe më pas në mërgim si edhe politikën E. Hoxhës ndaj Perëndimit dhe SHBA. Kostë Çekrezi u lind në fshatin Ziçisht të Devollit të Sipërm, në 31 mars 1892. Pasi kreu shkollën 5-vjeçare në fshatin e lindjes, përfundoi gjimnazin në Korçë. Emigroi në SHBA dhe u bë kryeredaktor i gazetës “Dielli” (1915-1919), ndërkohë botoi edhe revistën e përmuajshme “Illyria”. Në këto vite studioi për ekonomi, administratë shtetërore dhe gjuhën angleze në Universitetin e Harvardit, ku u diplomua në 17 Qershor 1918. Ka përkthyer në shqip historinë e shkurtër të Shqipërisë shkruar nga Frederik Gibert të cilën e botoi në Boston. Më vonë hartoi e botoi vetë studimin me vlerë historike “Shqipëria, e shkuara dhe e tashmja”, 1919, e cila ishte mbrojtur si temë doktorature në Universitetin prestigjioz Columbia, SHBA. Kosta ka qenë pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës dhe përfaqësues i Shqipërisë në SHBA në vitet 1920-1922. Në vitet 1922-1932 ka qenë anëtar i Këshillit të Shtetit në Shqipëri, njëkohësisht edhe anëtar i Klubit Kombëtar të Shtypit në SHBA. Në korrik të vitit 1925 u kthye në Atdhe. Shërbeu si publicist dhe ishte botues i gazetave “Telegraf” dhe “Ora”. Menjëherë pas shpalljes së monarkisë nga Zogu, Kosta Çekrezi u arrestua dhe u dënua me një vit burg politik; dy gazetat e krijuara prej tij u mbyllën njëherë e përgjithmonë. Pas kësaj u rikthye në SHBA. Në 28 Dhjetor 1941 themeloi në Boston organizatën “Shqipëria e Lirë”. Në vitin 1946 ishte Çekrezi që priti delegacionin e kryesuar nga Tuk Jakova dhe disa delegacione të tjera, duke sugjeruar që qeveria e re shqiptare të gjente patjetër rrugën për tu lidhur me fuqitë e Perëndimit, sidomos me SHBA. Në vitin 1951 Kosta Çekrezi botoi në Uashington analizën politike “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”. Kostë Çekrezi, ky njeri zemërmadh, patriot dhe intelektual i dorës së parë, siç mund të konstatohet lehtë edhe nga veprat që botoi apo la në dorëshkrim, mbylli sytë nё Virxhinia, pranё Bostonit, në datën 10 Janar 1959, në moshën 67 vjeçare. Në ceremoninë e varrimit, Fan S. Noli e quajti Kosta Çekrezin “burrë shteti, që kishte luftuar gjithë jetën e tij për kombin dhe ky Djalë i Madh i Shqipërisë vdiq fukara”.
Kush ishte Kostë Çekrezi
Kostë Çekrezi u lind në fshatin Ziçisht të Devollit të Sipërm, në 31 mars 1892. Pasi kreu shkollën 5-vjeçare në fshatin e lindjes, përfundoi gjimnazin në Korçë. Emigroi në SHBA dhe u bë kryeredaktor i gazetës “Dielli” (1915-1919), ndërkohë botoi edhe revistën e përmuajshme “Illyria”. Në këto vite studioi për Ekonomi, Administratë Shtetërore dhe Gjuhë Angleze në Universitetin e Harvardit, ku u diplomua më 17 qershor 1918. Ka përkthyer në shqip historinë e shkurtër të Shqipërisë shkruar nga Frederik Gibert, të cilën e botoi në Boston. Më vonë hartoi e botoi vetë studimin me vlerë historike “Shqipëria, e shkuara dhe e tashmja”, 1919, e cila ishte mbrojtur si temë doktorature në Universitetin prestigjioz Kolumbia, SHBA. Ka qenë pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës dhe përfaqësues i Shqipërisë në SHBA në vitet 1920-1922. Në vitet 1922-1932 ka qenë anëtar i Këshillit të Shtetit në Shqipëri, njëkohësisht edhe anëtar i Klubit Kombëtar të Shtypit në SHBA. Në korrik të vitit 1925 u kthye në atdhe. Shërbeu si publicist dhe ishte botues i gazetave “Telegraf” dhe “Ora”. Menjëherë pas shpalljes së monarkisë nga Zogu, Kosta Çekrezi u arrestua dhe u dënua me një vit burg politik; dy gazetat e krijuara prej tij u mbyllën. Pas kësaj u rikthye në SHBA. Më 28 dhjetor 1941 themeloi në Boston organizatën “Shqipëria e Lirë”. U nda nga jeta më 10 janar 1959, në moshën 67-vjeçare.