Pajisja përgjuese u gjet në zyrën e Tahirit, ja çfarë thanë prokurorët për gjurmët në pajisje

0
143

Ministri i Brendshëm i ka vënë në një situatë të vështirë prokurorët. I kërkon t’i gjejnë se cili nga personat që ai fut në zyrë i vendosi përgjues. Duket një detyrë shumë e vështirë pasi në zyrën e ministrit mund të kenë hyrë dhe dalë shumë njerëz dhe gjurmët që kanë lënë janë thuajse inekzistente. Burime nga prokuroria thanë se aparatura përgjuese që Saimir Tahiri gjeti në zyrën e tij ishte audio. Pra aparatura ka përgjuar vetëm zërat apo zhurmat në zyrën e tij. Ende nuk është e qartë modeli i aparaturës, por mendohet se pajisja përgjon në një rreze deri në 20 metra. Praktikisht, çfarëdo është thënë brenda në zyrën e Tahirit është e qartë për ata që kanë dashur ta zhvirojnë ministrin. Si bisedat e punës, qoftë dhe ato intime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here