49-vjeçari godet me grusht në fytyrë drejtorin e shkollës së Leskovikut për arsye banale

0
166

Drejtori i shkollës së mesme të Leskovikut ka ngrënë një grusht në fytyrë dje nga një i dehur.

Policia e Korçës njoftoi se ka arrestuar një 49-vjeçar nga Leskoviku, Hajri Kardhiqin, që për arsye banale, për shkak të detyrës, e ka goditur me grusht në fytyrë Drejtorin e shkollës së mesme Leskovik, V.N, 49 vjeç.

Më pas, Kardhiqi ka ikur dhe as ka denjuar t’i bindet patrullës së Policisë për të ndaluar dhe për të bërë testin e alkoolit.

Kësisoj, mbi të arrestuarin, tani bien dy akuza: “Goditjet për shkak të detyrës”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet  237 e 242 të  Kodit  Penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here