Tronditëse/Gazetarja ekzekutohet në mes të lokalit në Somali (FOTO)

0
158

Një gazetare e re është ekzekutuar një ditë më parë në një bar-kafe në Mogadiscio, në Somali. Sipas mediave vendase, gazetarja Sagal Salad Osman punonte për radion e Mogadiscios, e cila është në pronësi të qeverisë somaleze dhe njëkohësisht vijonte studimet në universitet. Dy burra të armatosur e kanë qëlluar me automatik, teksa ajo ishte duke konsumuar një kafe në barin e Universitetit. Somalia është një ndër vendet më të rrezikshme për mediat dhe gazetarët. Që prej vitit 2007 në Somali janë vrarë 45 gazetarë. Sagal Salad Osman është gazetarja e parë që vritet këtë vit. Në 2015-ën u ekzekutuan tre reporterë, mes të cilëve edhe Hindia Haji Mohamed, e cila punonte për televizionin shtetëror.

2 0E8C093B-65E1-43EE-9CC6-9185ED652CE0_w640_s

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here