Keni celulit? Jo më, ja pija që lufton “makthin” në stinën e verës

0
199

Kanë filluar ditët e nxehta dhe plazhi po afron? Epo jo të gjithë janë aq të vullnetshëm sa ta kenë filluar palestrën në kohë, trajtimin e lëkurës e aq më tepër luftën kundër celulitit të tmerrshëm për aq shumë femra. Ama tani zor se do të mund t’i mbuloni ato linjat e rrumbullakosura apo ca forma që nuk do të donit t’ju dukeshin. Doni apo nuk doni, do të visheni lehtë, mundësisht ndonjë fustan të preferuar, bluzë apo fund të hollë. Në rastin më të keq, nuk ju bëhet të dilni nga shtëpia në mëngjes…

Mos u dekurajoni! Me pak optimizëm dhe vullnet, disa probleme të vogla mund të zgjidhen më shpejt sesa e mendoni. Lajmi i mirë është se metodat janë të shumëllojta. Nëse jeni të paduruar deri në rezultatin e dietës anticelulit, provoni edhe disa përzerje lëngjesh që premtojnë efekt për tu pasur zili. Janë përzierje produktesh të lehta për tu gjendur, akoma më të thjeshta për tu përgatitur dhe shumë të shijshme.

 

Prandaj mos prisni më gjatë, por filloni…   
1- Vendosim në mikser një kastravec të vogël pa lëkurë dhe pa fara, një kërcell selino, dy mollë të verdha, dy karota, dy cm rrënjë xhenxhefili. Përziejeni mirë dhe shijojeni
2- Hidhni në mikser dy kokrra qitro (një qitro të kuq dhe një qitro të verdhë), një kastravec të vogël, pa lëkurë dhe pa fara dhe një tufë të vogël mente të freskët. Pijeni këtë lëng natyral dhe gjithashtu, në të njëjtën kohë luftoni celulitin
3-Hidhni në mikser dy kokrra portokallë, dy karrota dhe pak rrënjë xhenxhefili të freskët. Hidheni më pas në një gotë dhe… ju bëftë mirë!
4-Hidhni në mikser një gotë plot me qumësht orizi, një kastravec, një lugë gjelle fara koriandër. Grijeni në mikser derisa të bëhet i njëtrajtshëm. Hidheni në një gotë dhe mund ta konsumoni si vakt të ndërmjetëm ose si aperitiv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here