Boçi: E vërteta e mosdhënies së ndeshjeve të kombëtares nga TVSH, një tjetër skandal po vjen

0
136

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha se në një mbledhje të 25 nëntorit të 2015-ës, drejtori i komanduar i Radio Televizionit Shqiptar Martin Leka ka pohuar se TVSH ka blerë të drejtën e transmetimit të kampionatit europian.

Përmes një deklarate për mediat, ai tha se drejtori i ri i zgjedhur së fundi, Thoma Gëllçi e ka fshehur këtë duke favorizuar me urdhrin e Ramës interesat e kompanive private.

“Prokuroria duhet të nisë menjëherë çështjen, për të vënë para përgjegjësisë “killerat” e parave të publikut dhe të interesit të publikut sikurse dhe të emocioneve të tij. TVSH nuk e transmeton, pavarësisht se drejtuesit e saj kanë pohuar e pranuar blerjen e kësaj të drejte, e cila është “grisur” për interesa klieteliste”, u shpreh deputeti demokrat.

Pas reagime të forta që pati edhe nga shoqëria civile, mbrëmjen e djeshme në një deklaratë tha se kampionati europian do të transmetohet në Radio Tirana.

“Domethënë si dikur. Si dikur “në kohën e qepës”, kur Gëllci ishte kryeredaktor i “Zërit të popullit”. Nxjerrje gjuhe më të plotë se kjo nuk ka!!! Sigurisht na ka marrë malli për zërat e të mëdhenjve komentatorë Borova e Shqarri, por është absurde dhe e pakonceptueshme që në kohën e revolucionit teknologjik, të ndjekësh në radio një ndeshje”, tha Boçi.

Në përfundim Boçi paralajmëron, se “skandali tjetër i radhës, i 8.2 milion eurove për mirëmbajtjen po vjen”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here