Raporti/ Organizata Ndërkombëtare e Punës, 168 mln fëmijë në rrezik prej punës së detyruar

0
168

Fëmijët janë engjëj dhe krijesa, të cilët më shumë se të rriturit ëndërrojnë botën fëminore, duke i shpalosur projektet e tyre, por portat e këtyre projekteve nuk do të hapen, nëse dikush tjetër nuk u ndihmon dhe i inkurajon që projektet e tyre të realizohen. Për fat të keq sot nëpër botë fëmijët nuk trajtohen të njëjtë, sidomos në ato vende ku dominojnë luftërat, ku dominojnë traditat fetare dhe në shumë vende tjera ku dominon varfëria e skajshme, dhe fëmijët e moshës jo madhore detyrohen të punojnë punë të rënda.

 

Përqark globit, 168 milionë fëmijë janë në rrezik për shkak të punës që detyrohen të bëjnë teksa janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj rreziqeve për shkak të krizave apo konflikteve në disa rajone. Organizata Ndërkombëtare e Punës tha se standardet  ndërkombëtare të jetës vënë në rrezik fëmijët, të miturit ndonëse biznesi dhe në përgjithësi punëdhënësit po punojnë për të eliminuar punën tek fëmijët. Shumica prej tyre, sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare punojnë në argokulturë, manifakturë dhe industrinë e ndërtimit. “Nga ana e sipërmarrësve, ne kemi nevojë për të dërguar një mesazh zero tolerancë për punësimin e fëmijëve. Ata vetë e dinë se çfarë ndodh dhe mos punësimi i të miturve duhet të shndërrohet në praktikë pune për ta” tha drejtori i përgjithshëm i ONP-së, Guy Ryder. Bizneset nuk mund të fajësojnë më politikat qeverisëse për rrezikun me të cilin përballen fëmijët që punojnë. “Për këto biznese nuk ka më falje apo justifikime. Ata s’mund të shfrytëzojnë fëmijët. Koha për shfajësim ka mbaruar. Erërat e politikave duhet të ndryshojnë. Ne ndjekim principet dhe rregullat e OECD dhe nuk mund t’ia hedhim më fajin politikave të qeverive të ndryshme” tha sekretari i përgjithshëm i UNI Global Union, Philip J. Jennings. Pothuajse 21 milionë njerëz në mbarë botën janë viktima të punës së detyruar, një industri e cila gjeneron plot 150 miliardë dollarë në vit sa i përket përfitimeve ilegale, thuhet në raportin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Shoqata Ndërkombëtare bamirëse anti-skllavërim në dokumentin e publikuar në faqen e saj online, prej 122 faqesh, saktëson se në 58 vende të botës, nga Amerika Latine tek vendet aziatike, një përqindje e konsiderueshme fëmijësh detyrohen të bëjnë punë me forcë. Këto fëmijë detyrohen të punojnë në miniera për të nxjerrë ar, diamande apo në firma që merren me prodhimin e pambukut, sheqerit, çajit, kafes dhe kakaos. Por jo vetëm kaq. Shumë të mitur punojnë mbi 8 orë edhe në fabrika të mëdha si ato për prodhimin e veshjeve, këpucëve, tapeteve apo edhe të fishekzjarreve. Dhjetëra agjenci e shoqata përpiqen prej vitesh të luftojnë punën e detyruar me forcë të fëmijëve. Muajin e shkuar, organizata “Human Rights Ëatch” tha se një sjellje e re ndërkombëtare duhet të vendoset si standarde në mbarë botën, për çdo biznes. 12 qershori është dita Ndërkombëtare kundër punësimit të fëmijëve.

 

download

 

Në Shqipëri/ Fëmijët e nëpërkëmbur, ndërkaq, të bëjnë dritë

 

Në shoqërinë tonë shqiptare ka mangësi të projekteve të mirëfillta për fëmijë, të cilat shumë pak e lënë përshtypjen e ndikimit dhe shqyrtimin e këtyre problemeve, si detyra obligative dhe të domosdoshme. Edhe pse kushtet, siç janë, ato që janë duhet të shfrytëzohen, sepse kompleksi më i rëndë i një shoqërie lidhet me rritën, edukimin dhe ardhmërinë e fëmijëve, duke ditur se, rezultat i çdo shoqërie është edhe rezultat i një veprimi të brendshëm shoqëror, e jo vetëm rezultat i asaj jete për ekzistencë. Si rrjedhim i secilës shoqëri, madje edhe në kushte e rrethana të caktuara dalin në shesh këto skena të përditshme, ku fëmijët dalin në rrugë, apo janë të detyruar të shtrijnë dorën, duke kërkuar lëmoshë, mirëpo shoqëria e jonë dhe përgjegjësit qeveritar punën më të mirë të dinjitetshme dhe njerëzore mund ta bëjnë vetëm me një analizë të thjeshtë, që në vend të këtyre fëmijëve të vendosin fëmijët e tyre. Ekzistojnë mjaft shembuj të skenave të tilla të fëmijëve, shpeshherë të natyrave të dhimbshme e ndonjëherë edhe të natyrave të tjera, ku fëmijët për shkak të kushteve të dobëta sociale, ata detyrohen edhe nga prindërit, që të shtrijnë dorën për lëmoshë rrugëve të qytetarëve të Shqipërisë. Por çka të themi edhe për fëmijët që për nevoja të tyre dhe kushtet e dobëta, ata detyrohen që ti vendosin pozitat e tyre të vend lypjeve, disa prej tyre vijnë prej Shqipërie në Kosovë, apo ndoshta anasjelltas, mirëpo si do që ta marrim, për të dyja shoqëritë tona këta shembuj janë vetëm një ngushëllim i shoqërisë tonë dhe shtetit, sepse buxhetet e të dyja anëve nuk janë edhe aq të pa mjaftueshme, për fëmijët e tillë, të cilët jetojnë me shpresa të thyera e duar të ftohta. Përqindja e fëmijëve në Shqipëri, që nuk janë të regjistruar fare në shkollë arrin rreth 5%, fëmijët rom,   egjiptian janë më të privuarit. Dhe mbi 6oo fëmijë tjerë të zonave rurale, duke vepruar pjesën veriore të këtij vendi nuk shkojnë në shkollë, të cilët janë të detyruar të mbyllen në shtëpi për shkak të hakmarrjes. Varfëria është pjesë e rrënjosur e jetës dhe e çdo shoqërie, por nëse jeta në përgjithësi ka kuptim, atëherë duhet të ketë mirëkuptim edhe shoqëria njerëzore, e cila i ka përgjegjësitë e veta të përmbushë detyrat e nevojshme, dhe të shfrytëzojë mundësitë për përmbushjen e vlerave morale dhe materiale, që i afrojnë situatat e tilla. Ekzistojnë shumë faktorë, të cilët e ngulfasin, apo e ç‘rregullojnë jetën e fëmijëve në shoqërinë tonë, e një ndër ato është edhe faktori i frikës, që nënkupton fatin e atyre fëmijëve që përjetojnë frikë dhe ankth, duke jetuar në tortura të vrazhda, sepse u mungon përkujdesja prindërore, kur prindërit e tyre janë të ndarë, si dhe shumica e tyre edhe nën ndikimin e alkoolit. Shumica e fëmijëve në mungesë të kushteve për ekzistencë detyrohen të bëhen edhe viktima të trafikimit, viktima të prostitucionit, apo në vend të librave e mbushin çantën e tyre me cigare, duke e braktisur edhe shkollën. Një faktor tjetër aktual në jetën e fëmijëve në Shqipëri, është edhe ndikimi i rrjeteve të ndryshme sociale dhe i filmave e videove pornografike, ku fëmijët përmes tyre munden shumë lehtë të mënjanojnë rrugën e drejtë të jetës normale dhe morale, të cilët bëhen të varur dhe bien shpeshherë viktimë e këtyre formave degjeneruese.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here