Dhjetra automjete janë bllokuar nga rënia e shiut dhe depozitimi i inerteve në Vlorë.
Reshjet e shiut kanë shkuar në disa centimetra në zonën e Skelës, duke sjellë vështirësi për qytetarët por edhe automjetet.
Probleme paraqiten gjithashtu nga Kampi i Punëtorëve deri tek Uji i Ftohtë. Po kështu për shkak të prezencës së madhe të ujit në rrugë dhe grumbullimit të inerteve ka probleme në zonat e Ujit të Ftohtë, në Radhimë dhe Selenicë.
Një furgon me pasagjerë ka ngecur për rreth 30 minuta në ujërat e rrëmbyer të një përroi në Peshkopi, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit e ka nxjerrë furgonin nga uji pas disa manovrave. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë te ditur se pasagjerët e furgonit u përfshinë nga paniku dhe kërkonin ndihmë, por askush nuk mund të afrohej.