Miguel Machado, për të gjithë ata që e njohin në Spanjë është quhet thjesht “Migue”. Së bashku me të rri gjithnjë vëllai i tij Pepe. I verbër që nga lindja, ai sheh dhe dëgjon ndeshjet me sytë dhe fjalët e Pepes.
Miguel ka tërhequr vëmendjen e mediave pas fotos që u shpërnda në rrjetet sociale gjate ndeshjes se Spanjes me Çekinë. Ai ka ardhur deri në Francë për të mbështetur kombin e tij Spanjën.
Në vendlindjen e tij në Granada, kjo nuk është diçka e re, pasi ai shkon gjithnjë në stadium.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mesazhi që ai ka shkruar në trupin e tij : “Nuk shoh, por ndjej” duke treguar se edhe pse pa nuk i ka parë kurrë në jetën e tij lojtarët e Spanjës i mbështet ato.
“Kjo fjali që shënova në trup i erdhi në mend vëllait tim. Dhe është e vërtetë , unë nuk shoh por e ndjej pasionin për kombëtaren dhe ekipin tim Granadan” – tha Miguel.
20-vjeçari cilëson si eksperiencën e tij më të bukur në jetë kur takoi sulmuesin e kombëtares spanjolle, Nolito.