Nuk ka festë në hotel për lojtarët sot, De Biasi nuk lejon as kamerat

0
171

Mendohej se kombëtarja shqiptare e futbollit do të festonte gjatë këtë fitore historike, por trajneri Xhani De Biazi ka frenuar entuziazmin e tepruar të kuqezinjve.

Edhe pse presidenti Duka ka dashur që të organizonte një darkë festive, De Biazi ka udhëzuar ekipin që të vazhdonte planin stërvitor.

Sipas teknikut, ekipi nuk ka arritur asnjë gjë, ndaj ai jo vetëm ka ndaluar festimet deri në orët e vona të natës, por edhe ka ndaluar kamerat në restorantin ku darkonte skuadra.

Edhe tifozët që kanë shkuar drejt hotelit të kombëtares për të festuar kanë mbetur të zhgënjyer pasi nuk janë lejuar t’u afrohen idhujve të tyre.

Rreth 10 furgonë policie kanë krijuar një kordon sigurie përreth hotelit për të evituar që ekipi të shqetësohej pas vendimit të trajnerit.

Ekipi do të udhëtojë gjatë paradites drejt Peros Girek, ndërsa De Biazi ka planifikuar edhe një seancë stërvitore me ekipin gjatë pasdites, në pritje për të mësuar nëse kuqezinjtë do të vazhdojnë apo jo rrugëtimin në turne.p.sport

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here