Mziu pret themeluesen e kolegjeve Cempaka në Malajzi: Interes për një kampus arsimor në Kamëz

0
196

Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, priti sot në një takim në zyrën e tij themeluesen dhe drejtoren e rrjetit të kolegjeve Cempaka në Malajzi, znj. Dato Freida Pilus. Në qendër të kësaj vizite ishte vijimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit ndërmjet dy institucioneve, më konkretisht u shpreh interesi për ndërtimin e një kampusi arsimor në qytetin e Kamzës.  Gjatë takimit, kryebashkiaku Xhelal Mziu dhe themeluesja e njëkohësit drejtorja e rrjetit të kolegjeve Cempaka në Malajzi, znj. Dato Freida Pilus, diskutuan në detaje rreth bashkëpunimit dypalësh. Objekt i kësaj bisede ishte platforma e praktikës së kolegjeve Cempaka në Kamëz, e cila përfshin implementimin e platformës elektronike dhe kurrikulave arsimore të Cempaka-ës në tri shkolla ekzistuese në Kamëz si shkolla-pilot. Ndërkaq, me interes gjatë bisedës ishte ndërtimi i një kampusi të ri arsimor në Kamëz i modelit Cempaka, për një periudhë afatmesme, me kurrikula arsimore të këtyre kolegjeve, si: kurrikula ndërkombëtare; kurrikulat arsimore të modelit britanik; teknologjia e edukimit; pedagogjia jo në nivele mësimdhënieje, por në marrëdhënie të gjerë komunikimi; kulturën lokale, sepse bashkëpunimi fillon me qeverisjen lokale. Për të bërë të mundur këtë, po studiohet fizibiliteti fizik, kurrikulat dhe potenciali aktual për të përgatitur një dokument me shumë komponentë. Bashkia Kamëz disponon truallin, i cili ndodhet pranë Shkollës Profesionale, megjithatë në kuadër të studimit të fizibilitetit Bashkia disponon edhe terrene të tjera të lira. Kampusi arsimor i cili do të ndërtohet në Kamëz do të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme arsimi të standardeve ndërkombëtare më të mira për fëmijët në këtë qytet. Ky projekt i madh do të jetë i qëndrueshëm, sepse po planifikohet të ndërtohet dhe menaxhohet në mënyrë profesionale, me kujdes dhe përkushtim. Gjithashtu në këtë kampus, përveç kurrikulave arsimore, do të ketë programe të ndryshme, të cilat do të kontribuojnë në disa aktivitete sociale dhe ekonomike që do të ndikojnë në zhvillimin e qytetit. Institucioni arsimor Cempaka ka prodhuar studentë të suksesshëm të cilët janë përfitues të gjithanshëm, dijetarë me të dhëna të fuqishme akademike, aktivë në aktivitetet bashkëkurrikulare dhe të përfshirë në përvojat kuptimplota të shërbimit në komunitet.”. Sot, grupi i shkollave Cempaka është një institucion me famë që ofron arsim të standardit botëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here