Dragoi dhe princesha

0
173

14 janar Edouard Manet surprised-nymph-1861

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ernesto Sabato

Shtrëngata që pritej t’ia mbërrinte bash prej qytetit vazhdonte të pështillej përgjatë ditës. Ajri pak e nga pakëz shndërrohej në një rrjedhë të rëndë e të ntrashur. Në ag, re të shumta i bënin ballë perëndimit dhe, përgjatë pasdrekës, pushtuan të gjithë qiellin nën një vlim të paanshëm dhe të heshtur. Në pritje nën hijen e pishave, e mbuluar në djersë dhe nervoze, Aleksandra ndien ças’ pas çasti atmosferën në mbarsje e sipër nga kjo ngarkesë elektriciteti që paraprinë furtuna të mëdha.

– Pakënaqësia dhe urrejtja ime kryqëzoheshin s’bashku me kohën. Vonesa e Markos më xhindoste. U shfaq më së fundi, sak kur muzgu filloi të binte, i përndjekur nga re të stërmëdha që vinin nga perëndimi.

Gati-gati po vraponte fukarai dhe mendova se: “Ka frikë nga shtrëngata.” Pyes veten sot përse pata derdhur të gjithë urrejtjen e Zotit në atë tip të gjorë që s’vlente asnjë grosh dhe që nuk meritonte veç mospërfillje. Nuk e di nëse e gjitha kjo buronte ngaqë bënte pjesë në atë tip të krishteri që gjithmonë më kishte përngjarë tepër i paraqitshëm, ose ngaqë ishte flori-djalë dhe duke e keqtrajtuar padrejtësisht më përngjante akoma edhe më tepër i hijshëm dhe i hajshëm. Ndoshta ngaqë gjithashtu brenda tij kishte diçka kafshërore që më tërhiqte, një element rrënjësisht fizik, sigurisht, një element që ma harbonte temperaturën e gjakut.

– Aleksandra, tha ai, shtrëngata po ngrihet në kupë të qiellit. Besoj se do ish’ më mirë sikur të kthehemi në Miramar.

U ktheva brinjazi dhe fillova ta vështroj me përçmim.

– Po ti sapo e prure kokën , kundërshtova, është hera e parë që po takohemi pas kaq kohe dhe, pa dashur t’ia dish përse këmbëngulja që të vish, do që të kthehesh në kamaren tënde.

U ngrita në këmbë për tu zhveshur.

– Kam një kazan me gjëra për të të thënë, por eja të kridhemi në det ndërkohë.

– E kam kaluar gjith ditën e Perëndisë në ujë Aleksandra. E veç kësaj, shtoi duke treguar qiellin me gisht, shiko se çfarë është duke ardhur.

– Na plasi bytha. Eja të kridhemi në det sidoqoftë.

– Nuk kam me vete robat e banjos.

– Robat e banjos? I thashë pa mu bërë vonë për ‘të. As unë nuk i kam me vete.

Fillova të zbath bluxhinset e mia. Atëherë ai foli, me një qëndresë karakteri që më fshikulloi:

– Jo, Aleksandra, unë po iki. Nuk i kam robat e banjos me vete dhe nuk do të zhytem pisk-e-lakuriq me ty në det.

I ringrita bluxhinset. U ndala dhe i kërkova me pafajshmëri, sikur mos kuptoja gjë prej gjëje:

– Pse? Ke frikë? Çfarë tip i krishteri je ti në fund të fundit që ke nevojë të jesh i veshur për të mos mëkatuar? Ndihesh tjetër person kur je cullak?

Dhe shtova, duke rifilluar t’i zbath sërisht pantallonat:

– Gjithomnë kam menduar se ke qenë edhe je një fetar hipokrit, një besimtar i vërtetë skuth.

E dija që kishte për të qënë një nga ato çaste vendimtare të tipit o tash o kurrë. Markoja, që kishte kthyer sytë nga ana tjetër ndërkohë që zbathja pantallonat e mia, po më vështronte, i skuqur në fytyrë nga turpi dhe urrejtja, filloi të shtërngonte dhëmbët dhe të zhvishej.

Ishte rritur goxha përgjatë këtij viti. Trupi i tij sportiv ishte i mbushur. Tash mbartte një zë prej burri dhe ishte i zhveshur nga tiparet e padurueshme fëminore që e mvishnin vitin e kaluar. Kishte veç gjashtëmbëdhjetë vite, por ishte tepër i fortë dhe i zhvilluar për moshën që kishte. Përsa më përkiste mua, kisha hequr dorë nga rrypi im absurd i llastikut që më shtëngonte gjoksin dhe cicat e mia tash zhvilloheshin lirisht, këllqet kishin fituar gjithashtu lëvizjen e lirshme dhe ndieja në të gjithë trupin tim një forcë të pakufijshme që më nxiste për akte të jashtëzakonshme.

E panginjur për vdekje, për një hop e peshova me sy të tërin njëherë e mirë ndërsa ishte tashmë gollomesh pisk-e-lakuriq.

– Ti nuk je më qurrashi i një viti të mëparshëm, hë?

Gjith urrejtje më ktheu shpinën.

– Pa shih, ke filluar gjithashtu të rruash qimkat.

– Nuk shoh asnjë të keqe përse rruhem, kundërshtoi ai.

– Nuk thashë se ka ndonjë gjë të keqe pse rruhesh, thjesht e vura re.

Pa mu përgjigjur, e më tepër për të mos qenë e nevojshme të më vështrojë të zhveshur dhe njëherazi për të fashitur lakuriqësinë e vet në sytë e mi, ja dha vrapit drejt detit bash në çastin kur një vetëtimë rrufeje ndriçoi qiellin, që u shfaq shpërthimthi. Atëherë, si të ish’ një shejzë, rrufetë dhu bubullimat ja behën pa pushim. Grija ngjyrë plumbi e detit ishte terrur në të njëjtën kohë kur dallgët njëra pas tjetrës ja filluan të shpërthenin. Mbuluar prej hijeve të reve, për një çast qielli u ndriçua, si prej vizgëllimave të një blici vigan fotografik.

Pikat e para të shiut prekën trupin tim. Ja dhashë vrapit me të katra drejt detit. Valët e xhindosura thyheshin me furri mbi breg. Notuam gjer në largësi. Valët lartësisht më mbartnin peshë si një pupël mu në mesin e një uragani vigan dhe ndjeva një ndjenjë të mrekullueshme vitaliteti dhe brishtësie njëherazi. Markoja nuk largohej prej meje dhe pyesja veten në qoftë se e gjitha kjo ndjesi që e përshkonte ishte nga frika për veten e tij apo për mua. Si përfundim, klithi drejt meje:

– Aleksandra! Rikthehemi! Shumë shpejt papritur nuk do të jemi më aty ku është plazhi!

– Gjithmonë i kujdesshëm! Ia ktheva.

– Bëj si të duash, po kthehem vetëm!

Nuk u përgjigja. Ishte e pamundur ndryshe të merreshim veshë dhe fillova të notoj drejt bregut. Retë ishin të zeza, shqyer nga vetëtimat; bubullimat e pandërprera ja behnin prej së largu, rrokapjekthi, për të shpërthyer përmbi harenë tonë.

Sapo u kthyem tek plazhi ja dhamë vrapit duke vrapuar drejt vendit ku kishim lënë robat tona, ndërkohë që mu në atë copë çasti stuhija së fundi shpërtheu me të gjithë tërbimin e vet: një rrebeshiadë e egër dhe e akullt mfshinte plazhin, përrenj shiu kacafyteshin me njëri-tjetrin, pothuajse horizontalisht.

Ishte absolutisht ndjellëse, bindëse, kushtëzuese. Të vetëm mu në zemrën e një palzhi të shkretuar, duke ndijuar mbi trupat tanë këtë forcë uji të përderdhur furrishëm në tërbim e sipër nga një furtunë e lajthitur, nën një peisazh të përflakur, ndriçuar nga rrufetë.

Markoja, i shqetësuar, po përpiqej të vishej. Vërshova mbi ‘të dhe ja zhvata nga duart pantallonat.

U ngjita pas tij, në këmbë, duke ndijuar trupin e tij muskulor që rrekëtinte kundër gjokseve dhe barkut tim, dhe fillova t’i jepja puthje, duke ja kafshuar buzët, veshët, duke ja ngulu thonjtë ndër shpatulla.

Po rezistonte dhe ishte një luftë për vdekje. Çdo herë që përpiqej të shkëpuste buzën e tij nga goja ime, nëmte fjalë të pakuptueshme gjithsesi të dëshpëruara. Së fundmi nuk mund ta dëgjoja më duke bërtitur:

– Më lësho, Aleksandra, më lësho! Për hir të Zotit! Do shkojmë që të dy në Ferr!

– Budalla! U përgjigja. Nuk ka Ferr! Është veç një histori priftërinjsh për të kontrolluar fakir fukarenjtë debil si ty! Zoti nuk ekziston!

Dëshpërimisht u ndesh dhe ja doli mbanë ta shqiste trupin tim nga trupi i tij.

Nën dritën e një rrufeje, lëçita në fytyrën e tij një shprehje të tmerruar. Me sytë e zgurdulluar, si të përjetonte një ëndërr të makthshme klithi:

– Aleksandra! Ti je e çmendur! Tërësisht e çmendur! Ti je e tunduar prej djallit!

– Nuk e vras mendjen për Ferrin, budall! Nuk më plas cipa për ndëshkimin e përjetshëm!

Isha e pushtuar prej një energjie pa kufij. Ndieja brenda meje një përzierje prej force kozmike, urrejtjeje dhe trishtimi të pashprehshëm. Duke qeshur e qarë, krahëhapur me këtë përdorim të tepruar fjalësh të mëdha teatrale prej adoleshentësh, klitha shumë herë drejt qiellit, plot mosbesim ndaj Zotit që të më zhdukte nga faqja e dheut, me një dashuri të papritur e shumë të fortë, me një rrufe të vetme, po qe se vërtet ekzistonte.

Aleksandra vështronte trupin e zhveshur të Markos, që ja mbathte duke u tretur atje tej, ndriçuar herë pas here nga ndonjë vetëtimë, qesharak dhe ikanak. Ajo mendonte që nuk do ta rishihte më kurrë.

Gjëmimi i detit dhe shtrëngata përngjan sikur sapo kishin shpallur për ‘të misteriozet dhe të padyshueshmet kërcënime të Hyjnorit.

Përktheu: Flurans Ilia