Ku do ta vazhdojë karrierën?
Më i përmenduri shqiptar i momentit në Europë, Armando Sadiku, duhet të bëjë llogaritë.
Mediat turke shkruajnë se sulmuesin e dëshiron me ngulm Rizespori.
Ekipi i elitës së Turqisë, ku dikur ka luajtur Klodian Duro, mësohet se ka gati edhe ofertën për rrogën e Sadikut.
Flitet për jo pak, por për 700 mijë euro në sezon.
Një tjetër emër shumë i lakuar është ai i Ledian Memushajt.
I lënë në stol në ndeshjen e parë me Zvicrën, mesfushori vlonjat habiti jo vetëm shqiptarët, por edhe europianët me paraqitjet e tij.
Pas suksesit vjen edhe shpërblimi.
Ofertat për të duket se do të jenë të rëndësishme, në Itali apo jashtë saj, veçse klubi i tij, Peskara, ka vendosur një kufi.
Memushaj nuk largohet pa të paktën 5 milionë euro.
Natyrisht, edhe nëse do të mbetej tek Peskara, nuk do të ishte keq, tani që ekipi siguroi ngjitjen në Serinë A.
Mundësi jo të pakta, dhe për Etrit Berishën.
Mediat italiane shkruajnë se portieri i kombëtares kërkohet nga Beshiktashi e Gallatasaraji në Turqi, Uatfordi nga Premier Liga angleze, dhe Sasuolo në Serinë A.
Së fundi, një lojtar i kombëtares, por jo i Europianit.
Interi bleu përfundimisht edhe gjysmën e kartonit të Rej Manajt, që tani është 100 për qind lojtar i milanezëve.
Fituesi I Kupës së Italisë për të rinjtë, me shumë gjasa do të huazohet në një skuadër tjetër për të fituar përvojë, dhë për t’u kthyer më i fortë./abcnews/