Historia e pabesueshme e shqiptarit në New York, fitoi miliona në llotari dhe shkatëroi jetën

0
308

Rreth 20 vjet më parë, në 11 shtator 1996, një shqiptar që kishte bërë emër kur fitoi llotarinë e Nju Jorkut, vrau ish-të dashurën e tij shtatzënë dhe vjehrrin e saj.

Gjykata pranoi shpjegimin e tij se e vrau ish-të dashurën për vetëmbrojtje, pasi ajo e qëlloi e para, por e quajti vrasje pa paramendim atë të vjehrrit dhe të fëmijës së palindur, si dhe vuri në dukje shkeljen urdhërit për të mos iu afruar familjes.

Shqiptari u dënua me 20 vjet burg me mundësinë për ta kthyer në burgim të përjetshëm. Pak javë përpara afrimit të 20-vjetorit, historia është çpluhurosur nga emisioni televiziv “Your Number’s Up” (Të Erdhi Radha) i “Investigation Discovery”.

Të gjitha detajet e atij incidenti që tronditi jo vetëm komunitetin shqiptar por edhe lagjen e qetë dhe të preferuar ku ndodhi ngjarja, do të rivizitohen këtë fundjavë nga emisioni në fjalë.

Emri i autorit të vrasjes ishte Gjelosh Rukaj, i njohur si Joe Rukaj. Ai merrej me prona të patundshme dhe pati fatin të fitonte 17 milionë e gjysëm dollarë në Llotarinë e Nju Jorkut.

Historia e tij tregohet shpesh nga ata që duan të provojnë se fitimi i llotarisë sjell fatkeqësira në jetën e njeriut.

Edhe emisioni që njihet për analizën që u bën krimeve nuk i ka rezistuar dot tundimit për ta lidhur me llotarinë, duke e titulluar “Fortune’s Curse” (Mallikimi i Fatlumit). Llotaria i dha mundësinë Gjeloshit të rregullonte jetën për vete dhe për njerëzit e tij dhe pastaj të hidhte në erë gjithshka në një konflikt personal me ish të dashurën e tij, Rigaletta Nikc.

Ishte një konflikt në dukje fare i panevojshëm por shkatërroi jetën e dy familjeve.

Për këtë konflikt është shkruar edhe më parë në median shqiptare, sidomos në revista Klan në Shqipëri.

Jas i e përshkruan revista Klan historinë: “Familja Rukaj erdhi nga Grinburg ne Harrison rreth vitit 1990, pasi dolen nje nga fituesit e shumes 35 milion dollare, qe jepte llotaria e shtetit te Nju Jorkut, duke perfituar 17,5 milion dollare. Endrra amerikane per emigrantin shqiptar Gjelosh Rukaj (i njohur edhe si Joseph Rukaj) dhe familjen e tij kishte marre jete, me shpejt se per vete amerikanet.

Shume prej banoreve e mbajne mend si nje njeri te paraqitshem, i cili vishej me kostume Versace, ngiste nje “Range Rover” dhe e vendosi familjen e tij- gruan dhe kater femijet- ne nje shtepi te mrekullueshme. Ne te njejten kohe ai kishte edhe nje vajze jashte martese me te dashuren Rigaletta Nikac, e cila i krijonte probleme Gjeloshit per ta takuar femijen e tij. Pas pese vjetesh mosmarreveshje, me 11 shtator te 1996, ai shkon ne shtepine e Rigalettas, ne Chappaqua per te marre vajzen, kete here me pistolete. Ne fund te dites ngjarja rezultoi me vrasjen e Rigaletta dhe Mark Nikac.

Gjelosh Rukaj u denua me 20 vjet burgim per vrasjen e Mark, ndersa vrasja e Rigalettas u shpjegua se ndodhi per arsye vetembrojtjeje pasi kjo e fundit e kish gjuajtur e para me pistolete Gjeloshin.”

Nuk ka asnjë media në New York, duke përfshirë edhe “The New York Times” që nuk e kanë ndjekur me detaje gjyqin.

Në fillim njerëzit mendonin se do të kishte dënim me vdekje, sidomos sepse viktima ishte shtatzënë, por prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm sepse faktet ishin të ndërlikuara.

Sipas prokurorisë, Gjeloshi ishte përpjekur me armë të rrëmbente vajzën e familjes dhe duke e bërë këtë vrau nënën e saj shtatzënë.

Mirëpo, mbrojtja paraqiti dokumentin e atësisë që tregonte si Gjeloshi ishte në të vërtetë babai i vajzës. Ata siguruan edhe që juria të dëgjonte një bisedë të regjistruar telefonike mes të dyve në të cilën viktima i thoshte “po të jesh burrë guxo të vish ta mrrësh vajzën”.

Duket se u pranua në fund që nëna kishte qëlluar e para. Dhe ishte vrarë nga përgjigjia po me zjarr e Gjeloshit.

Mbrojtja tha se ishte një pritë e ngritur nga bashkëshorti i Rigolettas që nuk duronte dot lidhjen e vjetër të gruas së tij, keqtrajtonte vajzën e vogël dhe donta ta eliminonte Gjeloshin.

Mirëpo, juria pranoi nga akuza e prokurorisë së vjehrri i Rigolettas ishte i paarmatosur dhe ishte vrarë kot dhe se Gjeloshi kishte shkelur një urdhër gjykate për mosafrim dhe se kishte kërcënuar shumë shpesh me telefonata. Në fund e dënuan me 20 vjet, për vrasje rrethanore dhe ndoshta do të lirohet së shpejti./illyriapress/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here