Meta ngushëllon homologun turk: Populli shqiptar qëndron përkrah jush gjatë këtij momenti të dhimbshëm

0
136

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i dërgoi mesazh ngushëllimi Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, Ismail

Kahraman në lidhje me  sulmet terroriste në aeroportin e Stambollit ku humën jetën 37 persona dhe u plagosën 147 të tjerë.

Meta  është shpehur së ndihet i tronditur nga humbja e jetëve të pafajshme dhe ka përcjellë ngushëllimet e sinqerta për famijarët e viktimave.

Jam i tronditur nga humbja e jetëve të pafajshme në Aeroportin e Stambollit. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë ju përcjell ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për qindra të plagosur”, shkruan Meta në mesazhin e tij. 
Sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë. Shqipëria dhe populli shqiptar qëndrojnë përkrah jush gjatë këtij momenti të errët e të dhimbshëm. Jemi të palëkundur në angazhimin tonë kundër terrorizmit. Në solidaritet të plotë me popullin mik turk dënojmë me force çdo akt terrorizmi, që cenon qytetarët e pafajshëm”,  u shpreh Ilir Meta në mesazhin dërguar homologut turk, Kahraman.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here