Bleona Qerreti së fundmi ka praktikuar edhe akupunkturën përveç vrapimit, fitnesit dhe lojërave të ndryshme sportive. Duket se kjo është mënyra e radhës për të mbajtur trupin në formë. Bleona ka publikuar në Facebook edhe foto të ndryshme të saj nga seancat e terapisë kineze. Duket se kjo eksperiencë ka qenë mjaft e mirë për këngëtaren, pasi në foto ajo duket shumë e lumtur. Çfarë nuk po bën Bleona për të qenë në qendër të vëmendjes së publikut, pavarësisht faktit që kohët e fundit ajo ka arritur të jetë në top-listën e personave më të përfolur kohët e fundit.