Dy automjete janë përfshirë sot në një aksident tek ‘Rruga e Durrësit’, ndërsa për pasojë është plagosur një person. Mësohet se i plagosuri, emri i të cilit nuk dihet ende është transportuar me urgjencë drejt spitalit ‘Nënë Tereza’. Sakaq, deri më tani nuk dihen të dhënat në lidhje me shkaqet aksidentit, ndërsa vijojnë hetimet. Aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë aks rrugor.